çarçaf
Appearance
Shqip
[redaktoni]Çarçaf m.sh. -
- Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek ose që i vihet jorganit a batanijes nga faqja e brendshme për t`i mbajtur pastër. Çarçaf i bardhë. Çarçaf pambuku (liri). Çarçaf jorgani (dysheku). Jorgan me (pa) çarçaf. Laj (shtrydh) çarçafët. Ndej (palos, hekuros) çarçafët. I qep (i hedh) çarçafin. Shtroj çarçafë të rinj. Mbulohem me çarçaf. Sa një çarçaf. Shkorsa çarçaf nuk bëhet. fj.u.
- vjet. Mbulesë e hollë, zakonisht e zezë, që hidhnin mbi krye gratë myslimane kur dilnin nga shtëpia, duke lënë zbuluar vetëm sytë. Çarçaf i zi. Plakë me çarçaf. Hidhte (vinte) çarçafin. Mbanin çarçaf. Mbuloheshin (dilnin) me çarçaf. E hoqën (e flakën) çarçafin.
- Qefin. E mblodhi në çarçaf. E mbuloi me çarçaf. Të mbledhshin në çarçaf! mallk. vdeksh!
- thjeshtligj., mospërf. Shkresë a letër tepër e gjatë. Mbushi një çarçaf. Me dërgoi një çarçaf. Ç’e ke gjithë këtë çarçaf!?
- U bë çarçaf u zbeh fort nga frika ose nga një tronditje. E bëri çarçaf e bëri copë-copë, e shqeu. Ia bëri mendjen çarçaf ia mori mendjen me fjalë, e hutoi, ia trullosi mendjen. E ka mendjen çarçaf nuk e ka mendjen në rregull, nuk është i përqendruar në një punë, është me mendje të prishur.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0