qefin

Nga Wiktionary

QEFIN m.

Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellin dhe futin në varr të vdekurin (në vendet ku vepron feja myslimane). E mbështollën (e varrosin) me qefin. Të prefshin qefinin! mallk. vdeksh! I bardhë si qefin shumë i bardhë.

  • U bë qefin u zbeh shumë në fytyrë. Me qefin nën sqetulla (në kokë) në rrezik të madh, me kokë në torbë. E mbante qefinin me vete

a) nuk trembej nga vdekja, e kishte marrë vdekjen parasysh;

b) e ndiente se po i afrohej vdekja.