pëlhurë

Nga Wiktionary

pëlhurë I f.

  • 1. Copë e endur hollë në avlëmend ose në tezgjah, zakonisht me fije pambuku a mëndafshi që përdoret për veshje të lehta, për mbulesa etj. Pëlhurë e hollë (e trashë). Pëlhura të pambukta (të mëndafshta). Pëlhurë liri. Prodhimi i pëlhurave. Bëjnë (endin) pëlhurë.
  • 2. Veli i anijes. Anije me pëlhurë. Shpalosi (ndeu) pëlhurat. Mblodhën pëlhurat.
  • 3. Rrjetë fijesh të holla që end merimanga, cergë merimange. Fshiu (hoqi) pëlhurat e merimangave.
  • 4. fig. Diçka që shërben për të mbuluar a fshehur një send a një dukuri, perde. Një pëlhurë resh (me re). Pëlhura e misterit.
  • Pëlhura e Penelopës libr. punë që zgjatet shumë a nuk merr fund kurrë.


pëlhurë II f. mit.

  • Figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohet si një qenie e gjatë dhe e bardhë, e cila u del përpara njerëzve natën dhe u pret udhën.