çahem
Appearance
Shqip
[redaktoni]Çahem vetv. -
- vet. veta III. Ndahet në pjesë për së gjati; merr plasa të thella; ndahet me dysh, hapet. Çahet toka. U çanë muret. Çahen gurët (shkëmbinjtë). Çahet (më) dysh (katërsh). Çahet thellë (tejpërtej). U çanë pjeshkat. Ishte mbushur plot sa mend çahej.
- Pritem a çirrem thellë me një send të mprehtë ose me majë; me plasaritet thellë lëkura. U ça me brisk. Iu çanë këmbët nëpër gurë. Iu çanë duart nga gëlqerja. Iu ça buza nga të ftohtët.
- fig. bised. Bëj një veprim me të gjitha fuqitë e me vrull, sa më bën të lodhem, të mekem a të mos mundem më; më shfaqet një ndjenjë në mënyrë të theksuar; pëlcas, plas. U ça duke ngrënë. U ça duke punuar. Qeni u ça së lehuri. Çahet nga gazi. Çahet nga inati. Më vjen të çahem nga diçka.
- vet. veta III. Hapen retë; hapet moti, fillon të kthjellet. U çanë retë. U ça nga lindja.
- bised. Përçahem. U çanë shoku me shokun. U ça fshati.
- Pës. e çaj. U çanë rrugë e kanale. U ça rrethimi. Lisi çahet me pyka. fj. u.
- U çanë (rrodhen, u shpuan) qiejt shih te qiell,~i. Çahet nën lëkurë shih te lëkurë,~a. Iu ça (iu hap) hunda (për duhan) shih te hapem. M’u ça koka kam dhembje të madhe koke; kam zjarrmi të madhe. M’u ça zemra u pikëllova shumë, m’u këput shpirti. U ça e u nda u përpoq me ç’mundi, bëri çmos për të arritur diçka. Nuk çahet pisha me gjilpëra shih te gjilpërë,~a. Kur kërcente (luante, bënte dasmë) fukarai, çahej daullja shih te daulle,~ja.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0