çirrem

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Folje[redaktoni]

  1. Më hiqen rripa ose copa nga rrobat, kur kapen në diçka me majë të mprehtë ose kur tërhiqen fort anash; grisem. Më çirret këmisha. Çirrem nga rrobat. U çora te një gozhdë. M'u çorën pantallonat. Ishte çjerrë te mënga.
  2. Më çahet lëkura në diçka të mprehtë ose me majë, gërvishtem thellë. U çor në fytyrë (në këmbë, në bark). U çor te një ferrë. Ishte çjerrë nga kurrizi.
  3. fig. Thërras fort me një zë therës, të ashpër e të ngjirur, përpiqem të tërheq vëmendjen e të tjerëve duke folur shumë e duke bërë zhurmë të madhe për diçka, bërtas fort. Çirret e bërtet. Çirren e lebetiten. Çirret si i marrë. Çirret sa ka fuqi (sa i ha zëri, sa ka në kokë). Çirret kot më kot. Çirret nga inati. Çirren për të metat e të tjerëve. Çirren në të katër anët.
  4. fig. I bërtas dikujt me të madhe, e shaj ose e qortoj dikë me zë të lartë, i ulërij. U çirret fëmijëve. Ç'më çirresh ashtu? Shko iu çirr tjetërkujt, jo mua!
  5. Ngjirem nga të bërtiturit, më ikën zëri nga të thërriturit. U çor së foluri (së thirruri). M'u çor gryka. U çor me këta kalamaj.
  6. fig. Ndiej një dhembje therëse. Më çirret zemra me copëtohet zemra, pikëllohem shumë. Na u çorën veshët.
  7. vet. veta III. krahin. Shpohet (një enë). U çor kusia (ibriku).
  8. Pës. e çjerr 3,5.
  • Çirret (bërtet, flet) në të gjitha udhëkryqet libr. shih tek udhëkryq,~i.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0