çliroj

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Folje[redaktoni]

  1. I sjell lirinë një vendi a një populli, duke dëbuar pushtuesin e huaj ose duke përmbysur klasat shtypëse; i kthej lirinë, e shpëtoj nga robëria; kund. pushtoj; robëroj. Çliruam vendin ( atdheun). Çlirojnë popullin. Çlirojnë një qytet (një krahinë). E çliruan nga pushtuesit e huaj dhe nga klasat shfrytëzuese. E çliroi nga robëria shekullore.
  2. E shpëtoj nga gjendja e shtypur dhe e varur, i heq kufizimet e pengesat dhe i jap mundësi të lirë veprimi e zhvillimi. Çliroi gruan nga shtypja. I çliroi masat. Çliron forcat krijuese të popullit.
  3. I heq diçka që e rëndon, e lehtësoj; e shpëtoj nga një barrë a nga diçka e padëshirueshme. E çliroj nga një barrë e rëndë. E çliroj nga një detyrë. E çliroj nga detyrimet (nga borxhet). E çliroj nga telashet (nga hallet).
  4. E bëj më të lirë diçka që ishte lidhur a shtrënguar fort, e liroj; e heq nga diçka qe e kishte kapur e shtrënguar fort. Çliroj rripin (perin). Çliroj kravatën (jakën e këmishës). Ia çliroi këmbën nga laku.
  5. vet. veta III kim., fiz. Lëshon e nxjerr diçka nga vetja, nxjerr jashtë gjatë një procesi. Çliron hidrogjen (oksigjen, gaz karbonik). Çliron ujë. Çliron nxehtësi. Çliron elektrone. Çliron energji.
  6. vet. veta III jokal. Nxjerr jashtë qelb, plas, shpërthen. Çliroi varra.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0