qelb

Nga Wiktionary

QELB m.

Lëng i trashë me ngjyrë të verdhemë e me erë të keqe, që mblidhet në një plagë të pezmatuar. Qelbi i plagës. Shtrati i qelbit. Plagë me qelb. Zë (mbledh) qelb. Kullon (rrjedh) qelb. Shtrydh (nxjerr, heq) qelbin.

  • Si qelbi në çiban i fshehtë, tinëzar. Qelb nën thua diçka e keqe dhe e rrezikshme që nuk duket; njeri i keq e tinëzar. E ka mbledhur si plaga qelbin e ka mbledhur me vështirësi të madhe, me shumë lodhje e mundim.



QELB kal.

1. Lëshoj erë të keqe, bëj të vijë erë e keqe, e prish ajrin. E qelbi ajrin.

2. jokal. vet. veta III. Bie erë të keqe, qelbet. Qelbin këmbët. Qelbte era raki.

3. E ndot shumë, e fëlliq keqas. M'i qelbi duart. Na e qelbi gjithë shtëpinë.

4. fig. thjeshtligj. E prish fare një punë; e bëj shumë keq diçka, e katranos. E qelbi punën. E qelbi hesapin. E ka qelbur fare me ato që po bën.

  • E qelbi fare thjeshtligj. i turpëroi përpara të tjerëve, i fëlliqi, ua nxiu faqen. E qelbi (e prishi, e ndyu, e fëlliqi, e rëndoi) gojën shih te GOJ/Ë,~A.