çliroj
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]- I sjell lirinë një vendi a një populli, duke dëbuar pushtuesin e huaj ose duke përmbysur klasat shtypëse; i kthej lirinë, e shpëtoj nga robëria; kund. pushtoj; robëroj. Çliruam vendin ( atdheun). Çlirojnë popullin. Çlirojnë një qytet (një krahinë). E çliruan nga pushtuesit e huaj dhe nga klasat shfrytëzuese. E çliroi nga robëria shekullore.
- E shpëtoj nga gjendja e shtypur dhe e varur, i heq kufizimet e pengesat dhe i jap mundësi të lirë veprimi e zhvillimi. Çliroi gruan nga shtypja. I çliroi masat. Çliron forcat krijuese të popullit.
- I heq diçka që e rëndon, e lehtësoj; e shpëtoj nga një barrë a nga diçka e padëshirueshme. E çliroj nga një barrë e rëndë. E çliroj nga një detyrë. E çliroj nga detyrimet (nga borxhet). E çliroj nga telashet (nga hallet).
- E bëj më të lirë diçka që ishte lidhur a shtrënguar fort, e liroj; e heq nga diçka qe e kishte kapur e shtrënguar fort. Çliroj rripin (perin). Çliroj kravatën (jakën e këmishës). Ia çliroi këmbën nga laku.
- vet. veta III kim., fiz. Lëshon e nxjerr diçka nga vetja, nxjerr jashtë gjatë një procesi. Çliron hidrogjen (oksigjen, gaz karbonik). Çliron ujë. Çliron nxehtësi. Çliron elektrone. Çliron energji.
- vet. veta III jokal. Nxjerr jashtë qelb, plas, shpërthen. Çliroi varra.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0