Jump to content

çekiç

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

çekiç m.

[1] Çekiç
  1. Çekan i vogël prej metali. Çekiçi i këpucarit (i farkëtarit, i muratorit). Çekiç pikës vegël me një kokë metalike me majë, që ngrohet shumë për të ngjitur me kallaj, havi. Çekiçi i shkresës çekiç për të bërë vijat e thelluara në enët prej bakri a prej teneqeje. Çekiç kose. Çekiçi i neurologut. I bie me çekiç.
  2. tek. shih çekan,~i 2,3. Çekiç automatik (pneumatik). Çekiç shpues. Mulli me çekiçë.
  3. anat. Eshtra e parë e vogël në veshin e mesëm, që mbështetet në kudhrën.
  4. sport. Vegël sportive, e përbërë nga një lëmsh metalik, i lidhur te një zinxhir me dorezë në fund, që hidhet nga atleti pasi rrotullohet disa herë me forcë. Hedhja e çekiçit.
  • I rri çekiç (çekan) mbi kokë shih te çekan,~i. Më rrahin shumë çekiçë (çekanë) në kokë (mbi krye) shih te çekan,~i. Njëri (i bie) kudhrës, tjetri çekiçit (çokut) shih te kudhër,~ra.[1]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Turqisht

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

çekiç -ci

  1. çekiç


Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0