tërshërë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

tërshërë f. bot.

  • Bimë e ngjashme me grurin, me kërcell të hollë, të drejtë e të gjatë rreth një metër, me fara të mbledhura tufë, të veshura e me dy hala ose në trajtë dhëmbëzash, që përdoren kryesisht si ushqim për bagëtinë. Tërshëra e bardhë (tërshëra pranverore). Tërshëra e kuqe (tërshëra dimërore). Tërshëra e verdhë. Kashtë tërshëre. Miell tërshëre. Bukë tërshëre. Arë me tërshërë. Ndryshku i tërshërës. bujq. shih te NDRYSHK, ~U 4. Bloza e tërshërës shih te BLOZ/Ë,~A 3.
  • S'di sa (ku) shkon tërshëra është rrëmujë e madhe, nuk e merr vesh i pari të dytin, s'e merr vesh qeni të zotin. Tërshërë e egër bot. bar i keq njëvjeçar i ngjashëm me tërshërën, që dëmton rëndë të lashtat. Tërshërë e zbehtë bot. bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të hollë deri një metër të lartë, me zhardhok të shkurtër, me gjethe të gjera e me lule të mbledhura si fshesë, që bën disa kallinj të vegjël.

Në gjuhët tjera[redaktoni]