sistem
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]sistem m.
- Rregulli sipas të cilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre, që përcaktojnë ndërtimin e brendshëm të gjithë tërësisë; mënyra e rregullt sipas së cilës i vëmë, i ndërtojmë etj. gjërat. Sistemi i brendshëm. Sistem edukimi. Sistemi i mbrojtjes. Sistemi i vendosjes së shtresave. Punë me sistem. Qytet me sistem. I mungon sistemi. E ndryshoi sistemin. E ruan sistemin. Përgatitet me sistem. I vë librat me sistem. I pëlqen sistemi në çdo gjë.
- Tërësi e metodave dhe e mënyrave që zbatohen sipas disa rregullave e parimeve të ngulitura për të bërë një punë, për të kryer një veprimtari a për të arritur diçka. Sistem zinxhir. Sistemi i notave. Sistemi i mjekimit. Sistem tetëvjeçar (në arsim). Sistemi i zgjedhjeve. Sistemi i pagës me kohë pune. Me sistem rrethi. sport. shih te RRETH,~I.
- Tërësi që është një unitet pjesësh a elementesh, të cilat kanë lidhje të ngushta e marrëdhënie të ndërsjella ndërmjet tyre (tërësi pikëpamjesh që përbëjnë një doktrinë të njësishme; tërësi organesh që kryejnë një funksion të caktuar në trupin e një qenieje të gjallë; tërësi organizmash a institucionesh në një shtet etj.; tërësi elementesh të njësishme a të një klasifikimi të caktuar shkencor; tërësi trajtash të një kategorie të caktuar etj.). Sistem pedagogjik. Sistem filozofik materialist. Sistemet idealiste e metafizike. Sistem nervor (muskulor, eshtëror). anat. Sistemi i frymëmarrjes (i qarkullimit të gjakut). anat. Sistemi rrënjor i bimës. bot. Sistemi periodik i elementeve. kim. shih te PERIODIK,~E. Sistemi gramatikor (morfologjik, fonetik). gjuh. Sistemi emëror (foljor). gjuh. Sistemi grafik. Sistemi diellor. astr. Sistem planetar. astr. Sistem monetar (bankar, valutor). fin. Sistemi energjetik. Sistem elektrik unik. Sistemi ujitës. Sistemi i kanaleve kulluese.
- Tërësia e njësive administrative, ekonomike ose kulturore, që janë të lidhura ndërmjet tyre nga ana organizative dhe nga detyrat e njëllojta që kryejnë. Sistemi i organeve të shëndetësisë. Sistemi i institucioneve të Akademisë së Shkencave.
- Rendi shoqëror; forma e organizimit të shoqërisë në një etapë të caktuar të zhvillimit të saj. Sistemi socialist. Sistemi i kalbur kapitalist. Përmbysja e sistemit të vjetër. Është në natyrën e vetë sistemit.
- Tërësia e ndarjeve dhe e nënndarjeve të vendosura në mënyrë konvencionale për të matur diçka. Sistemi metrik. Sistemi dhjetor. Sistemi teknik. spec. sistem në të cilin njësitë themelore të matjes janë metri, kilogrami dhe sekonda.
- gjeol. Tërësi shkëmbinjsh që janë formuar gjatë një periudhe gjeologjike. Sistem shkarjesh.
- Pajisje teknike e përbërë nga pjesë, vegla a makineri të ndryshme, që janë të lidhura ndërmjet tyre dhe që kryejnë një punë të caktuar; aparat, makinë etj. e ndërtuar në një mënyrë të caktuar. Sistem shumëpalësh. elektr. Sistem tokëzimi. elektr. Sistem ngrohjeje. Sistem i shkarkimit të ajrit. Aeroplan (tren) i një sistemi të ri.
- bised. Rregull i ngulitur sipas të cilit bëjmë një punë, rregull që na bëhet i zakonshëm në mënyrën e të jetuarit, në punë etj.; metodë pune. E ka sistem. E ka bërë sistem pune
|
|
|