pakicë

Nga Wiktionary

PAKICË f.

  • 1. Sasi e vogël a numër i vogël njerëzish, sendesh etj.; kund. shumicë. Pakicë e vogël. Një pakicë njerëzish. Shitje (tregti) me pakicë. Del (prodhohet, gjendet) me pakicë. I ka me pakicë. Mori një pakicë votash.
  • 2. Pjesa më e vogël, numri më i vogël nga një tërësi njerëzish, sendesh etj.; kund. shumicë. Pakica e popullsisë. Pakica e nxënësve. Pakicë kombëtare minoritet. Nënshtrimi i pakicës ndaj shumicës.
  • 3. Parti, grup partish a fraksion i një partie, që ka numrin më të vogël të votave në një asamble (në vendet borgjeze); kund. shumicë. Deputetët e pakicës. Partitë e pakicës.