Jump to content

shkencë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

shkencë f. sh. shkenca

  1. Sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën dhe duke bërë përgjithësime teorike; sistem dijesh e njohurish të tilla për një fushë a për një degë të caktuar. Shkenca shqiptare. Shkenca marksiste. Shkencat shoqërore (natyrore, teknike). Shkencat albanologjike. Shkencat bujqësore (historike, filologjike, mjekësore). Shkencat e përpikta. Shkenca gjuhësore (ekonomike, ushtarake). Shkencat e natyrës. Objekti i shkencës. Degët e shkencës. Ligjet e shkencës. Të rejat e shkencës. Roli i shkencës. Zhvillimi (lulëzimi, masivizimi) i shkencës. Akademia e Shkencave. Doktor (kandidat) i shkencave.
  2. Veprimtaria që zhvillohet në një fushë a në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune. Njerëzit e shkencës. Merrem me shkencë. I hyj (i kushtohem) shkencës.