shkencor

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Mbiemër[redaktoni]

shkencor mb.

  1. Që i përket shkencës, që ka të bëjë me shkencën ose me shkencat e ndryshme, i shkencës; që i duhet shkencës, që bëhet për shkencën; që ka të bëjë me shkencëtarët ose me veprimtarinë e tyre, që bëhet nga shkencëtarët. Punë shkencore. Problem shkencor. Temë shkencore. Kongres (kuvend, sesion) shkencor. Diskutim shkencor. Bibliotekë shkencore. Laborator shkencor. Revistë shkencore. Emri shkencor i një bime (i një kafshe). Titull shkencor. Gradë shkencore. Për qëllime shkencore.
  2. Që mbështetet në parimet e shkencës; që arrihet me metodat e shkencës dhe u përgjigjet kërkesave të saj. Kërkime shkencore. Studim (trajtim) shkencor. Zbulim shkencor. Vepër (kumtesë) shkencore. Film shkencor. Zbërthim (përgjithësim) shkencor. Analizë shkencore. Botëkuptim shkencor. Ideologji (teori, metodologji, metodë) shkencore. Dije (njohuri) shkencore. Gramatikë shkencore. Socializmi shkencor. Mendim shkencor. E vërteta shkencore. Mbi baza shkencore.
  3. Që merret me kërkime e studime në një degë a në një fushë të caktuar të shkencës ose me organizimin e vlerësimin e këtyre studimeve. Punonjës (bashkëpunëtor) shkencor. Institucionet (institutet) shkencore. Këshilli shkencor. Ekspeditë shkencore. Rreth shkencor. Shoqatë (bërthamë) shkencore. Qarqet shkencore. Bota shkencore.

Në gjuhët tjera[redaktoni]