Jump to content

pikë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

pikë f.

  1. Sasi fare e vogël uji a lëngu tjetër, në trajtë rruzulli sa një kokërr thjerrëz, që bie si shi, shkëputet nga një enë etj.; bulë uji, shiu, qumështi etj.; gjerbë. Pikë e madhe (e vogël). Një pikë uji (vaji). Pikë loti (gjaku, djerse). Pikat e shiut. Bar me pika (që pihet me pika). Ranë ca pika. E piu deri në pikën e fundit. I numëroi pikë e nga një pikë.
  2. vet. nj. (zakon. me numërorin një). Sasi e vogël e një lëngu, sasi e vogël e diçkaje; një çikë; fare pak. Një pikë ujë (verë, vaj). S'mbeti asnjë pikë. S'ka rënë një pikë shi (pikë shiu). S'kishin një pikë dhallë për fëmijët.
  3. Vrimë në çati, nga ku hyn shiu brenda. Ka një pikë. Zë pikat e çatisë.
  4. përd. pakuf. (me pjesëzën mohuese pa). Një çikë, një grimë, një fije. Pa pikë dyshimi. Pa pikë përgjegjësie. Pa pikë turpi. Pa pikë arsyeje (nevoje). Pa pikë mëshire. Pa pikë kuptimi.
  5. Shenjë a gjurmë e vogël dhe e rrumbullakët me ngjyrë, që mbetet mbi diçka kur mbështetim mbi të një send me majë e të ngjyrosur (si penë, laps etj.); njollë shumë e vogël dhe e rrumbullakët nga spërkatja. Pikë e zezë (e kuqe). Pikë e madhe (e vogël). Pika dhe vija. Bëri një pikë. E mbushi me pika.
  6. Shenjë e vogël, zakonisht e rrumbullakët e me ngjyrë të ndryshme nga ajo e sipërfaqes, njollë e vogël dhe e rrumbullakët. Me pika të kuqe (të zeza). Pika lie. Fytyrë me pika. Shall (basmë, fustan) me pika. Shami e kuqe me pika të bardha. Pulë (vezë) me pika. I kanë dalë pika në kurriz (nga dielli).
  7. gjuh. Shenjë pikësimi (.) sa maja e lapsit, e stilografit etj., që vihet në fund të një fjalie për të shënuar një pushim të gjatë, në fund të një fjale të shkurtuar, mbi disa shkronja etj. Pika dhe presja. Dy pika dy shenja të tilla të vendosura njëra mbi tjetrën, në një farë largësie (:), që përdoren në ligjëratën e drejtë pas një fjalie lajmuese, përpara fjalive kur numërojmë, kur sqarojmë një mendim etj. Pikat e heshtjes (pika pezullimi) shumëpikëshi. I vuri pikën.
  8. Tingull i shkurtër në kodin telegrafik; shenja (.) që përdoret për të shënuar këtë tingull. Sinjali tri pika, tri vija.
  9. muz. Shenjë e vogël e rrumbullakët, që vihet pas një note për t'i shtuar gjysmën e vlerës; shenjë që vihet sipër një note për të treguar se tingulli duhet të luhet i shkëputur e i dalluar nga tingujt e tjerë.
  10. mat. Shenja (·) që përdoret për të treguar se një madhësi shumëzohet me një tjetër (p.sh. 4·6 d.m.th. 4 herë 6); shenja (pika) për të ndarë numrat e plotë nga të dhjetat, të qindtat etj. (p.sh. 5.25 d.m.th. pesë e njëzet e pesë të qindtat).
  11. gjeom. Vend i përfytyruar në hapësirë, pa ndonjë shtrirje të caktuar, ku takohen a priten dy vija. Pika ku priten dy drejtëza.
  12. Vend i caktuar diku, me ndërtimet e pajisjet e nevojshme për të zhvilluar një punë a një veprimtari të organizuar. Pika zjarri. Pikë vrojtimi. Pika turistike. Pika shëndetësore. Pika ngarkim-shkarkimi (grumbullimi, shitjeje). Pikë furnizimi me lëndë djegëse.
  13. Vend i vogël në sipërfaqen e diçkaje, që merret si qendër a si shenjë; skaj; vend. Në çdo pikë të trupit. Në çdo pikë të Shqipërisë. Në çdo pikë të botës (të rruzullit). E përqendroi vështrimin në një pikë. U grumbulluan në një pikë.
  14. gjeogr. Drejtim, anë. Pikat e horizontit. Katër pikat kryesore të drejtimit.
  15. fiz. Kufiri i temperaturës, ku fillon ndryshimi i gjendjes së një trupi. Pika e ngrirjes (e shkrirjes). Pika e valimit.
  16. ~Ë, ~ ËT. Njësi për të vlerësuar fitoret a humbjet në një garë sportive të një skuadre ose të secilit prej lojtarëve a pjesëmarrësve të saj. Me pikë të barabarta. Morën shumë pikë në qitje. Tabela e pikëve.
  17. ~Ë, ~ËT fig. bised. Vlerësimi miratues që i bëhet një veprimi a një qëndrimi të caktuar; mendim i mirë që kanë të tjerët për dikë; lëvdatë. E bënte për të fituar pikë. Donte të fitonte pikë. I humbi të gjitha pikët.
  18. Çështje e veçantë për t'u trajtuar, për t'u zgjidhur, për t'u zbatuar etj.; nënndarje e diçkaje më të gjerë; drejtim, anë. Pika e parë (e dytë, e tretë. .,). Pikë e vështirë. Pikat e rendit të ditës. Pikat e planit. Foli për të gjitha pikat. S'ishin të një mendjeje në disa pika. Mos e prek atë pikë. U ndal në një pikë.
  19. vet. nj. fig. Gjendje (zakonisht e keqe a e vështirë). Vetë e çoi në atë pikë. S'ka vajtur deri në atë pikë. Ka ardhur puna në atë pikë që s'mund të ndërpritet më. Deri në një farë pike ka të drejtë. E çoi deri në një farë pike dhe e la (punën).
  20. vet. nj. fig. Shkalla e zhvillimit, niveli i arritjes; caku. Pika kulmore e veprimit (e zhvillimit të ngjarjeve). Pika më e lartë e mundësive.
  21. vet. nj. fig. Shkalla më e lartë e një dukurie; kulmi a mesi i diçkaje. Në pikë të vapës. Në pikë të verës (të dimrit). Në pikë të ditës (të natës). Që në pikë të mëngjesit shumë herët, që pa dalë mirë drita. Në pikë të gjumit. Në pikë të punëve. Në pikë të hallit. Në pikë të vrapit me vrap të madh. Në pikë të moshës së vet në moshën më të mirë, në lulen e rinisë.
  22. vet. nj. fig. bised. Pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje; më i miri i të gjithëve; lulja, balli. Pika e djalit (e vajzës). Pika e trimit.
  23. vet. nj. mjek. Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga gjakrrjedhja në tru dhe që sjell vdekjen e menjëhershme ose paralizën e ndonjë pjese të trupit, damlla, apopleksi; vdekje e menjëhershme nga ndalimi i zemrës. I ra pika. I rëntë pika (një pikë)! mallk. E pikoftë pika! mallk. Pika, që s'i bie! mallk. Pika, që s'e pikon! mallk.
  24. krahin. Rrufe. E vrau pika. I kishte rënë pika një pishe (një lisi).
  25. shtypshkr. Njësi matjeje e barabartë me 0,376 mm, e cila përdoret në shtypshkronjë.
  26. përd. ndajf. bised. Shumë mirë, për bukuri; tamam pas trupit (për rrobat) ose pas këmbës (për këpucët). Ishte veshur pikë. Jemi pikë. Ia çojmë pikë. E ka punën (i ka punët) pikë. I rrinë rrobat (këpucët) pikë.
  27. përd. ndajf. bised. Përdoret kur flasim për të shprehur një mendim a vendim të prerë, që nuk duam ta diskutojmë më. Nuk vij dhe pikë. Nuk dua dhe pikë.
  • Pikë për pikë në përputhje të plotë me diçka, ashtu siç është, pa hequr e pa shtuar gjë, një për një; fjalë për fjalë; hollësisht. Pikë së pari.... në radhë të parë..., së pari... Pikë së dyti... në radhë të dytë, së dyti... Pika e parë raki shumë e fortë dhe e mirë që del e para nga kazani, ballë kazani. Pikë e dobët e dikujt shih te DOBËT (i, e). Është pikë e dobët shih te DOBËT (i,e). Pikë e gjak shumë shtrenjtë, me çmim shumë të lartë. Pikë llaf! mos fol më!, mjaft fole!, lëri llafet! Pikë e valë shumë i dëshpëruar, pikë e vrer. Pikë e vdekur gjendje amullie, pa rrugëdalje e pa zhvillim të mëtejshëm. Pikë e vrer (helm e pikë) shumë i dëshpëruar. Pikë e zezë! shih te ZI (i), ZEZË (e). Hoqi pikën e zezë shih te ZI (i), ZEZË (e). Në ditë të pikës në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, në pikë të hallit, në ditë shumë të keqe. Në pikë të fundit shih te FUNDIT (i,e). Më ra pika u preka a u pikëllova shumë (kur pashë a dëgjova diçka të papritur). I ra pikës tha a bëri pikërisht atë që duhej, qëlloi në shenjë, i ra në të. I humbi pikët para dikujt shih te HUMB. I vë pikë diçkaje libr. i jap fund diçkaje një herë e mirë, e mbyll përfundimisht. U bënë pikë e pesë shih te PESË. Ishte në pikë (në ditë) të hallit shih te HALL,~I. Është njeri me pikë e ka një njollë, është njeri me damkë, nuk e ka biografinë të pastër. Është pikë në vetull është shumë i mirë a shumë e mirë, është më i miri a më e mira ndër të gjithë. Janë në thikë e në pikë shih te THIK/Ë,~A. E kam pikë (peng, plagë) në zemër diçka shih te ZEM/ËR,~RA. E la (e lëshoi) pikë gjallë shih te GJALLË. Ra pikë gjallë shih te GJALLË. Mbeti si pika në pus (pus pa degë) shih te LIS,~I. Erdhi pikë më pikë erdhi me vrap të madh, erdhi në pikë të vrapit. S'i mbeti pikë gjaku (gjak) në fytyrë shih te GJAK,~U I. Mbytet në një pikë (lugë, gotë, filxhan, gisht) ujë mospërf. shih tek UJ/Ë,~I. Një pikë ujë në det (në oqean) shih tek UJ/Ë,~I. Vë pikat mbi i e sqaroj deri në fund një çështje, përcaktoj mirë e me hollësi çdo gjë; zgjidh përfundimisht diçka të mbetur pezull a që nuk ishte e qartë sa duhej. Deri në pikën e fundit të gjakut shih te FUNDIT (i,e). Ngjajnë (janë) si dy pika uji shih tek UJ/Ë,~I. Pika (cirka) shpon gurin fj. u. duke punuar e duke u përpjekur pandërprerë mund të kapërcehen vështirësi të mëdha e të bëhen punë të rëndësishme. Okën pije, pikën mos e derdh fj. u. shih tek OK/Ë,~A. Pika (sëmundja) e diellit mjek. sëmundje e shkaktuar nga goditja prej rrezeve të diellit, e cila shfaqet me dhembje koke, marrje mendsh, të vjella, frymëmarrje të vështirë etj. Pika e hapjes usht. qendër ku mbahen armët e pajisjet e tjera të një reparti ushtarak. Pika (gjendja) kritike e lëndës fiz. shih te KRITIK,~E 3. Pikë lëndore (materiale) mek. shih te LËNDOR,~E. Pikë parapritëse usht. shih te PARAPRITËS, ~E. Pikë e vdekur fiz. a) pika ku një trup është në qetësi, nuk lëviz pa një shtytje të re; b) pikë ku zëri dëgjohet shumë pak ose nuk dëgjohet fare.