Jump to content

ngritur

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

ngritur f.

  1. Pjesë që del mbi sipërfaqen e një sendi; xhungë. Të ngriturat në sipërfaqe.


Mbiemër

[redaktoni]

ngritur mb.

  1. Që del më lart se një sipërfaqe e rrafshët, i lartë. Vend i ngritur. Pjesët e ngritura të tokës.
  2. Që qëndron drejt a pingul. Me jakë të ngritur. Me flokë të ngritur (përpjetë).
  3. fig. Që ka nivel të mirë ideologjik, arsimor, profesional a kulturor. Njeri i ngritur. Punëtorë (ushtarë) të ngritur. Është mjaft i ngritur.
  • Me mendje të ngritur i shqetësuar për diçka, që e ka mendjen te diçka tjetër. Me veshë të ngritur duke përgjuar me vëmendje për diçka, duke ruajtur me kujdes. I ngritur (i ndërtuar, i mbështetur) mbi rërë shih te RËR/Ë,~A.



NGRITUR ndajf.

  • 1. Në qëndrimin drejt, lart. Me krahët ngritur.
  • 2. Jo në shtrat, çuar. I gjeta ngritur. Qëndruan gjithë natën ngritur.
  • I mban veshët ngritur (përpjetë) shih te PËRPJETË.