natë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]natë f.
- Koha që kur erret deri në agim, në pjesën e Tokës që gjatë rrotullimit të saj, nuk ndriçohet nga Dielli; errësira gjatë kësaj kohe; kund. ditë. Natë e gjatë (e shkurtër) Natë e errët. Netët e bardha (polare). Natë dimri (vjeshte...). Natë pa hënë. Nata e Vitit të Ri. Natën e asaj dite. Errësira e natës. Mesi i natës. Një ditë e një natë. Gjatë natës. Për natë. Çdo natë. Gjithë (tërë) natën e natës. Nata me natë. Natë për natë. Net me radhë. Që me natë pa u gdhirë; herët në mëngjes. Në mes (në pikë) të natës. Në orën një të natës. Me dy orë natë. U bë natë. Ra (erdhi) nata. U thye nata. Kaloi një natë. E gdhiu gjithë natën. E zuri nata diku. Para se të zërë nata. Natën e mirë! përshëndetje kur ndahen dy njerëz në mbrëmje ose urim për të fjetur mirë.
- përdoret si pjesë e dytë në disa togje, të cilat shënojnë diçka që lidhet me kohën nga të ngrysurit deri në mëngjes ose kryhet në këtë kohë a nevojitet për këtë kohë. Rojë nate. Shërbim nate. Turni i natës. Këmishë nate.
- Përdoret si pjesë e dytë përcaktuese në emërtimet e disa kafshëve ose bimëve. Lakuriq nate. Flutur nate. Zog nate. Lule nate.
- bised. Përdoret kur i drejtohemi me dhembshuri një gruaje me kuptimin «e mjera, e zeza, korba».
- përd. mb. Shumë i errët; i ngrysur, i nxirë. U bë natë në fytyrë.
- Ditë e natë (natë e ditë) shih te DIT/Ë,~A. Murgu i natës mit. shih te MURG,~U. E bëri natën ditë punoi pa ndërprerje, punoi me të gjitha forcat. Nata është me barrë fj. u. nata ka të papritura, nuk dihet se ç'ndodh. Janë (ndryshojnë) si nata me ditën kanë shumë ndryshim njëri nga tjetri; janë e kundërta e njëri-tjetrit. I shkoi (gjithë) nata në gjunjë shih te GJU,~RI. Dita ka sy e nata ka veshë fj. u. shih te VESH,~I.
|
|
|