Jump to content

ligjëratë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

ligjëratë f.

  1. Fjalim për një çështje politike, ideologjike a shoqërore, që mbahet përpara një grupi të madh dëgjuesish. Ligjëratë e gjatë (e bukur). Mbajti një ligjëratë.
  2. Mësim për një temë të caktuar që zhvillohet nga pedagogu në shkollat e larta; leksion. Cikël ligjëratash.
  3. Kuvend, bisedë. Ligjëratë e këndshme. Ligjërata e plakut. gjuh. Ligjërim; e folme. Ligjëratë e shkruar (e folur). Ligjërata e zakonshme (e bisedave të përditshme).
  • Ligjëratë e drejtë gjuh. formë e ndërtimit sintaksor të ligjërimit, në të cilën ai që flet a shkruan përsërit fjalë për fjalë, pa asnjë ndryshim ato që ka thënë një tjetër ose që ka thënë vetë më parë, duke i veçuar si fjali më vete. Ligjëratë e zhdrejtë (e tërthortë) gjuh. formë e ndërtimit sintaksor të ligjërimit, në të cilën ai që flet a shkruan i riprodhon fjalët e një tjetri ose fjalët që ka thënë vetë më parë pa bërë ndryshime në përmbajtje, por me ndryshime në formë, duke mos i veçuar si fjali më vete. Pjesët e ligjëratës gjuh. kategoritë themelore leksiko-gramatikore, në të cilat grupohen të gjitha fjalët e gjuhës sipas kuptimit leksikor dhe veçorive të tyre gramatikore (p.sh. emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala etj.).

ligjëratë f. vjet.

  1. Vajtim me ligje i një të vdekuri nga gratë. E ëma nisi ligjëratën.