lidhëse
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]lidhëse f. sh. lidhëzat
- Fem. e LIDHËS,~I 1,7. Lidhëset e duajve (e shartesave). Lidhëse bari (dengjesh).
- Rrip a gjalmë i hollë e i gjatë që përdoret për të lidhur këpucët etj.; gjalmë. Lidhëse të zeza (të bardha, kafe). Lidhëset e këpucëve. Lidhësja e topit. Lidh (shtrëngon) lidhëset.
- Rrip i hollë e i gjatë prej lëkure, fije bari a zhuke, thupra etj. të përdredhura së bashku, që përdoren për të lidhur e për të shtrënguar diçka; liktyrë. Lidhëset e duajve. Lidhëse për shartesat. Bën lidhëse.
- Dredha e hardhisë ose e disa bimëve të tjera kacavarëse. Lidhëset e hardhisë (e kungullit).
- Vegël a makinë që shërben për të lidhur barin ose kashtën. Lidhëse bari.
- Shami grash prej pëlhure të hollë a prej nape për të mbledhur e për të lidhur flokët. Lidhëse e bardhë. Vuri lidhësen. Mbante lidhëse në kokë.
- Përdorëse e vogël për të lidhur bashkë disa fletë me kapëse; makinë kapëse. Lidhëse aktesh (shkresash).
- anat. Zgjatim i fortë prej indesh, që bashkon pjesët e veçanta të skeletit ose organe të veçanta të trupit. Lidhëse katërkëndëshe. Lidhësja e zgjatur e prapme.
- gjuh. Lidhëz. Lidhëse shkakore (krahasuese, ftilluese).
|
|
|