Jump to content

kombëtar

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Mbiemër

[redaktoni]

kombëtar mb.

  1. Që ka të bëjë me kombin, që i përket kombit, i kombit; që ka të bëjë me kombësinë, i kombësisë. Pavarësia kombëtare. Zgjimi (çlirimi) kombëtar. Çështja kombëtare. Festë kombëtare. Flamuri kombëtar.
  2. Që shpreh veçoritë e një kombi, që karakterizon pjesëtarët e një kombi; që është krijuar nga pjesëtarët e një kombi. Kultura kombëtare. Gjuha kombëtare. Arti kombëtar. Valle (veshje) kombëtare. Vetëdija kombëtare. Veçori (tipare) kombëtare.
  3. Që ka të bëjë me një shtet ose me një vend të caktuar, që i përket një shteti ose një vendi të caktuar, i vendit; ku marrin pjesë përfaqësues nga gjithë vendi; që përfaqëson gjithë vendin; shtetëror. Konferencë kombëtare. Takim kombëtar. Kampionati kombëtar. sport. Ekipi kombëtar. sport. ekipi që përbëhet nga sportistët më të mirë të një vendi dhe e përfaqëson atë në garat sportive ndërkombëtare. Skuadra kombëtare e futbollit. sport.
  4. si em. ~E, ~JA f. Të qenët kombëtar, karakteri kombëtar, veçoria kombëtare. Kombëtarja në art (në letërsi).
  • Hero Kombëtar shih te HERO,~I. Pakicë kombëtare popullsia e huaj që bën pjesë në një shtet, ku shumicën dërrmuese e përbëjnë pjesëtarët e një kombi tjetër.

Sinonim

[redaktoni]