kamp

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

kamp m.

  1. Vend qëndrimi a banimi të përkohshëm, zakonisht në çadra; vend pushimi, larg qendrave të banuara, ku punonjësit qëndrojnë për pak kohë; qendër pushimi për pionierë ose të rinj; pushimore. Kamp ushtarak. Kamp sportiv. Kamp veror (dimëror). Kamp ditor. Kamp pushimi. Kampi i pionierëve qendër pushimi, edukimi e kalitjeje për pionierët. Kampi i aksionistëve. Kamp me drekë. Fletë kampi fletë me të cilën pajiset një punonjës për të kaluar diku pushimet. U hapën (u çelën) kampet.
  2. Vend i rrethuar dhe i ruajtur nga rojet, ku mbahen të burgosurit ose robërit e luftës. Kamp përqendrimi. Kampet e shfarosjes (e vdekjes) vende të tilla ku nazistët hitlerianë mbanin në kushte shumë të këqija robërit e luftës e të burgosurit, të cilët më në fund i vrisnin ose i digjnin.
  3. fig. Grupim politik e shoqëror i disa vendeve, organizatave etj., që mbrojnë interesa të njëjta; rrymë politike e ideologjike e njëjtë. Kampi revizionist. Kampi borgjez. Kampe të kundërta (ndërluftuese). Kamp politik (ideologjik, filozofik). Ishin ndarë në dy kampe. Bën pjesë (u hodh) në kampin tjetër.

Në gjuhët tjera[redaktoni]