djalë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

djalë m.

  1. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; njeri i seksit mashkullor në moshë të re e i pamartuar. Djali i vogël (i ri, i bukur). Djalë trim (punëtor, i urtë, azgan). Djalë i prapë. Djemtë e klasës. Veshje për djem. Lindi djalë.
  2. Fëmijë mashkull kundrejt prindërve të vet, i biri i dikujt. Djali i vogël (i madh, i mesëm). Djali ynë. Djalë i vetëm. Djali i parë (i dytë). Djali i shtëpisë. Djali i pleqërisë djali më i vogël me të cilin zakonisht bashkëjetojnë prindërit në pleqëri. Nënë (shtëpi) pa djalë. Ka dy djem e një vajzë. Martoi djalin. Rri te djali. Erdhi me djalin. E kam si djalin tim.
  3. Njeri shumë më i ri në moshë kundrejt një më të vjetri, ai që quhet prej dikujt si i ri; ai që s'e ka përvojën e duhur a që nuk është i rrahur në jetë; ai që s'është pjekur ende. Është ende djalë. Ti, djalë, mos u rrëmbe! Dëgjomëni mua, or djem!
  4. fig. Njeri trim, i zoti e luftëtar; burrë, trim. Djemtë e maleve. Djemtë e Selam Musait. Djalë për kokën e djalit. Kush është djalë, në fushë të mejdanit duket. fj. u.
  5. Qytetar i denjë i një vendi a i një populli ose pjesëtar aktiv i një kolektivi, i një organizate etj., që është rritur e edukuar në gjirin e tyre dhe që mbron interesat e tyre; bir. Djemtë e popullit, e fshatit, e malësisë.
  6. vet. Brezi pasardhës, pasardhësit, bijtë. Këto të mira do t'i gëzojnë djemtë tanë.
  7. vjet. Trim i armatosur, të cilin e mbante pas vetes një njeri për ta mbrojtur.
  • Djalë burri djalë i gjetur, thjeshtër. Djalë mamaje (qumështi) mospërf. shih te MAMA,~JA. Djalë (bir) në (për) shpirt shih te SHPIRT,~I. Djalë (vajzë) tigani mospërf. shih te TIGAN,~I. U bë djali dhëndër shih te DHËND/ËR,~RI. E do si djalin e shemrës iron. shih te SHEM/ËR,~RA. Vajti djali te dhaskali shih te DHASKAL,~I. Babë pas babe e djalë pas djali shih te BAB/Ë,~A. Djali pa lerë e djepi (festja) blerë iron. shih Peshku në det, tigani në zjarr te PESHK,~U. Djemtë (fëmijët) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. shih te MPIHEM.

Në gjuhët tjera[redaktoni]