Jump to content

cekët

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Cekët

I f. - Vend i cekët, cekëtinë. Doli në të cekët. Ngeci në të cekët. Nga e cekëta në të thellë.

II mb. -

  1. Që ka thellësi të vogël; që bëhet në thellësi të vogël, që ndodhet jo thellë, që është afër sipërfaqes; kund. i thellë. Vijë i cekët. Lumë (det, liqen) i cekët. Pus i cekët. Vend i cekët. Grope e cekët. Pjatë (enë) e cekët. Xhep i cekët. Tokë e cekët tokë që e ka të hollë shtresën e punueshme. Punim i cekët. Lërim i cekët. Shpim i cekët. Rrënjë të cekëta.
  2. fig. Që nuk hyn në thelb të çështjes ose të punës, që merret vetëm me gjërat e sipërfaqshme ose me ato gjëra që duken menjëherë; që i mungon thellësia e mendimit, i përciptë; që është i dobët, jo i thellë. Njeri i cekët. Njohuri të cekëta. Mendim (gjykim, arsyetim) i cekët. Kuptim (trajtim) i cekët i problemit. Studim (punim) i cekët. Vepër (poezi) e cekët. Analizë e cekët. Përgatitje e cekët. Jetë e cekët. Kontroll i cekët. Gjumë i cekët. Dashuri e cekët. Ndjenjë e cekët. I cekët nga mendja (nga trutë).
  • E ka kokën të cekët nuk mendon thellë, është i lehtë nga mendja.

III' ndajf. -

  1. Jo thellë. Punoj (lëroj) cekët (tokën). Mbjell cekët. Është cekët.
  2. fig. Në mënyrë të përciptë, në mënyrë jo të thelluar, përciptas; dobët, jo thellë. Përshkruaj (trajtoj) cekët. Parashtroj cekët.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0