bukur
Appearance
Shqip
[redaktoni]Bukur
I m.sh. - Djalë a burrë i bukur.
- I bukuri i unazës (i dorës) bised. gishti i katërt i dorës, gishti i unazës. Është i bukuri (i miri, i zgjuari, trimi) i dheut shih te dhe,~u. I Bukuri i Dheut folk. figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një djalë shumë i bukur, i mirë dhe i dashur.
II f.sh. -
- vet. nj. filoz. Veti objektive e sendeve dhe e dukurive, që janë të zhvilluara në mënyrë të harmonishme e të përkryera në llojin e tyre, që u përgjigjen idealeve tona socialiste e pikëpamjeve estetike përparimtare dhe që të japin kënaqësi e të bëjnë t'i admirosh; të qenët i bukur, bukuria; kund. e shëmtuara. E bukura dhe e shëmtuara. E bukura dhe e dobishmja. Ndjenja e së bukurës. Ligjet e së bukurës. Njohja e së bukurës.
- vet. sh. euf. Grykët.
- E Bukura e Dheut
- a) folk. figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë shumë e bukur, e mirë dhe e dashur;
- b) zool. shih pikëlore,~ja 1. E Bukura e Jetës arb. e Bukura e Dheut.
III mb. -
- Që ka tipare të rregullta, vija a lëvizje të harmonishme, gërshetim të këndshëm ngjyrash e tingujsh, brendi të shëndoshë e tërheqëse etj. dhe që me këto të jep kënaqësi e të bën ta admirosh; që është i përkryer në llojin e vet; që përputhet plotësisht me kërkesat e me shijet estetike të pranuara nga shoqëria socialiste e përparimtare; i hijshëm; kund. i shëmtuar. Vajzë (grua) e bukur. Djalë i bukur. Me fytyrë (sy, ballë, trup, shtat) të bukur. Kalë (zog) i bukur. Lule e bukur. Natyrë (pamje, ngjyrë) e bukur. Liqen i bukur. Qytet (fshat) i bukur. Shtëpi e bukur. Artet e bukura. Pikturë (skulpturë) e bukur. Shkrim i bukur. Rroba (këpucë) të bukura. Këngë (muzikë) e bukur. Libër i bukur. Zë i bukur. Shfaqje e bukur. Lojë e bukur. sport. Emër i bukur. I bukur si yll (si drita).
- Që shquhet e çmohet për përmbajtjen e lartë; që vlerësohet e pëlqehet shumë për vetitë e mira morale, për ndjenjat, për karakterin etj.; i mbushur me ngjarje e veprimtari që sjellin mirëqenie, gëzim e lumturi. Sjellje e bukur. Zakone (virtyte) të bukura. Traditë e bukur. Jetë e bukur. E ardhmja e bukur. Lajm i bukur.
- I dobishëm, i vlefshëm; që ecën e zhvillohet ashtu siç duhet, i mirë, i mbarë; shumë i përshtatshëm. Punë e bukur. Shëndet i bukur. Rast i bukur. Ka një lojë të bukur. shah.
- I kthjellët, pa re, pa shi, pa shtrëngatë, pa dallgë e pa erë. Ditë (natë) e bukur. Mot (mëngjes) i bukur. Kohë e bukur. Det i bukur.
- bised., iron. I keq, i pakëndshëm, i shëmtuar, i padobishëm, i pavlefshëm (përdoret para ose pas një emri, me kuptim të kundërt nga ai që ka zakonisht kjo fjalë). Të bukur punë që paska bërë! Të bukur fjalë që paska thënë! Të bukur shok që paska! Të bukur lojë që bënë! Për sytë e bukur të dikujt iron. shih te sy, ~ri. Lëpjetë e bukur bot. shih te lëpjetë, ~a. Zonjë e bukur bot. shih te zonjë,~a.
IV ndafj. -
- Në mënyrë të bukur. Mirë e bukur. Vishet bukur. I rri bukur. Kërcen (luan) bukur. Shkruan (vizaton) bukur. Këndon bukur. I bie bukur (një vegle muzikore). Tingëllon bukur. Flet (lexon) bukur.
- Shumë mirë, ashtu si duhet. Ia punoi bukur.
- bised., iron. Shumë keq, jo ashtu si duhet (përdoret me kuptim të kundërt nga ai që ka zakonisht kjo fjalë). Bukur, besa!
- bised. Shumë, mjaft. Bukur i madh. Bukur i lartë. Bukur mirë. Bukur larg. Bukur thellë. Bukur vonë.
- Mirë e bukur shih te MIRË. Bukur për dhëndër! ur. i gëzofsh! të ndenjshin bukur edhe për dhëndëri! (i thuhet një të riu kur vesh rroba a këpucë të reja).[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]simpatike e kendshme
Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura dhe te perbera
[redaktoni]Fjale te prejardhura
Bukuri
Bukuroshe
Bukurosh
Zbukuroj
Zbukurime
Fjal te perbera
sybukur
Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0