lëpjetë

Nga Wiktionary

LËPJETË f. bot.

  • Bimë barishtore shumëvjeçare në lloje të ndryshme, me gjethe vezake a gjatoshe, që rritet e egër ose mbillet në kopshte dhe përdoret si ushqim për njerëzit e për kafshët. Lëpjetë e egër (e butë). Lëpjetë e thartë (e ëmbël). Lëpjetë bjeshke lloj lëpjete që rritet në vise malore dhe është mjaft e thartë, uthullaç. Lëpjetë uji. Lëpjetë kali lloj lëpjete me fletë të gjata si heshtë e me njolla të keqe. Lëpjetë guri. Lëpjetë lepuri uthullishte. Lëpjetë me oriz (me miell). Gjethe (fletë) lëpjetë. Lakror me lëpjete. Tavë me lëpjetë. Mbledh lëpjetë.
  • E ka gjuhën lëpjetë ta kthen fjalën menjëherë, e ka llapën të gjatë; e ka gojën të thartë, është gjuhustër e merret me thashetheme. E zgjati gjuhën si lëpjetë (si lëpushë) keq. foli shumë e kot, tha gjëra të panevojshme a të pahijshme. Lëpjetë e bukur bot. bimë barishtore dyvjeçare, rreth gjysmë metri e lartë, me gjethe të gjata, me lule të vogla e të pakta, që rritet në vende të ulëta dhe lulëzon në muajt maj-gusht.