Jump to content

breshkë

Nga Wiktionary
(Përcjellë nga breshka)
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

breshkë f. sh. breshka

Një breshkë
  1. zool. Kafshë e vogël zvarranike, që e ka trupin të futur në një guaskë kockore pulla-pulla, të rrumbullakët lart dhe të sheshtë poshtë, që ka katër këmbë të shkurtra dhe ecën shumë ngadalë. Breshkë toke. Breshkë uji breshkujëse. Breshkë kënete (deti). Gropë breshkë. Vezë breshkë. Samar (guaskë) breshkë. Me hapin e breshkës shumë ngadalë. Ecën si breshkë ecën shumë ngadalë. Si kokë breshke.
  2. zool. shih breshkëz,~a 2.
  3. bot. shih breshkëz,~a 4.
  4. krahin. Lëvozhga e fortë, gujava e lëndës së lisit, e valanidhit etj.
  • Hirrë breshkë thjeshtligj. shumë i hollë (për lëngun e gjellës, për qumështin etj.). Duket breshka është rrafshuar, është sheshuar krejt; shihet, dallohet çdo gjë shumë qartë, s'ka asnjë pengesë për pamjen. I ka hipur breshkës iron.
a) ecën shumë ngadalë, vonohet shumë;
b) punon shumë ngadalë. Si breshka nëpër plisa me mundim të madh, me vështirësi. S'ka fushë pa breshkë fj. u. s'ka gjë fare pa të meta. E ruan (e mban) si breshka dheun e ruan me kujdes të madh, nuk ndahet asnjë çast prej një sendi, s'e lëshon kurrë nga duart. E do (e kërkon) si breshka gozhdën e kërkon vetë të keqen. E kërkoi (e pësoi, vajti) si breshka te nallbani e kërkoi vetë të keqen, vajti vetë tek e keqja; ç'kërkoi gjeti. S`qëndron breshri mbi breshkë fj. u. shih te breshër~ri. Grurë breshke bot. shih te grurë,~i. Liri i breshkës bot. liri i egër. Lule breshke bot. shih te lule,~ja. Trëndafil breshke bot. balkrocë.[1]


Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0