Jump to content

breg

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Breg m.sh. -

  1. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det, një liqen etj., anë toke që ndodhet buzë një sipërfaqeje uji. Bregu i majtë (i djathtë). Breg shkëmbor (ranor). Breg i përthyer. Breg i rrëpirët. Breg me breg. Bregu i lumit (i liqenit, i detit). Brigjet e Adriatikut. Rri (dal) në breg. Shëtit gjatë bregut.
  2. Vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë; grumbull a pirg dheu buzë një grope, një hendeku etj. Breg i lartë (i vogël). Fshat rrëzë bregut. Fushë me brigje. Në majë të bregut. Ngjitem në breg.
  3. Buza e një sendi, caku ku mbaron diçka; qenari i disa sendeve. Bregu i vatrës. Bregu i pyllit. Bregu i varkës. Bregu i arkës. Bregu i pëlhurës. Bregu i kudhrës.
  4. Ushqim i bërë tokël, pjesë ushqimi e ngjeshur si lëmsh, kokërr. Një breg djathë (gjalpë, sheqer).
  5. kryes. sh. Vende pranë detit, vende bregdetare. Në brigje të largëta. Në brigjet e jugut.
  • Breg më breg i mbushur plot, me majë, buzë për buzë. I bie breg pas bregu nuk i thotë gjërat hapur e drejtpërdrejt, por e sjell fjalën anës e anës, nuk flet troç, por tërthorazi. Qyqe bregu grua e keqe nga goja, që flet shumë dhe ndjell të këqija, grua gjuhëhelm. E kapërceu bregun shih te kapërcej. Dal në breg ia dal mbanë, e kryej një punë të vështirë; shpëtoj nga rreziku, kapërcej një vështirësi. Dolëm në breg arritëm në një përfundim; ramë në marrëveshje, u morëm vesh. As në det as në breg shih te det,~i. E bëri dheun (sheshin, fushën) breg mospërf. vdiq. Fshihet pas bregut përpiqet të mbulojë veprimet e tij. Flet kodra pas bregut shih te kodër,~ra. E nxori (e qiti) në breg dikë e nxori nga një vështirësi e madhe, e shpëtoi nga një rrezik. Nuk nxjerr (nuk qit) gjë në breg nuk është i aftë për të kryer një punë, nuk ia del dot në krye një punë. Ku është fushë, bëhet breg fj.u. shih te fushë,~a. Gjahu në breg e qëllon në kodër shih te gjah,~u.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0