lëmsh
Appearance
LËMSH m.
- 1. Një sasi penjsh, të mbledhur si top; diçka e rrumbullakët si top a si gogël; rruzull. Lëmsh leshi (pambuku). Dy lëmshe spango. Lëmsh dheu (dëbore). Lëmsh gjalpi top gjalpi. Lëmshi i syrit. vjet. kokërdhoku. Lëmshet e topit. vjet. gjylet e topit. Lëmshet e gjakut. vjet. rruazat e kuqe e të bardha të gjakut. Lëmshet e njeriut. bised. herdhet. E mblodhi turrën lëmsh.
- 2. astr., gjeogr. Trup qiellor i rrumbullakët, rruzull. Lëmshi tokësor (diellor). Lëmsh i zjarrtë. Lëmshi i Tokës (i Diellit, i Hënës).
- 3. fig. Diçka që është pleksur në mënyrë të ngatërruar, pleksje, thurje, ndërlikim. Një lëmsh mendimesh (ndjenjash). Lëmsh intrigash (kontradiktash). U bë puna lëmsh u ngatërrua keq, u bë lesh e li.
- 4. fig. Shtrëngim që ndien njeriu në grykë kur tronditet ose kur hidhërohet shumë, sa që nuk flet dot e nuk përcillet lirisht; komb, nyje. Kam një lëmsh në fyt. M'u bë lëmsh në grykë më ngeci në grykë e nuk flisja a nuk përcillesha dot. Më është bërë lëmsh në zemër (në bark, në gjoks, në kraharor) më mundon a më shqetëson shumë diçka, më ka mbetur komb a pikë në zemër.
- 5. përd. ndajf. Në trajtë të rrumbullakët, si top, shuk. E mblodhi shaminë (peshqirin) lëmsh.
- 6. përd. ndajf. Menjëherë e pa jetë, si i vdekur, në vend, top. Ra lëmsh në tokë. E la lëmsh në vend e goditi dhe e la në vend pa ndjenja ose të vdekur. Mbeti lëmsh në vend ra e vdiq menjëherë; ra pa ndjenja. U lëshua lëmsh teposhtë.
- U bë lëmsh u mblodh e u bë kruspull. U bëftë lëmsh! mallk. vdektë! Po i çmbështillet lëmshi dikujt shih te ÇMBËSHTILLEM. Iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi dikujt shih te MBLIDHEM 8. U ngatërrua lëmshi (u ngatërruan fijet) shih te NGATËRROHEM. Ngatërron (përzien) lëmshin (fijet, penjtë) shih te NGATËRROJ. Tjerr lëmshe kundër dikujt shih tek TJERR. M'u bë mendja (koka) lëmsh (bozë, çorbë, dhallë, përshesh, tym) shih te DHALL/Ë,~I. Ha lak e lëmsh shih te LAK,~U. I humbi filli i lëmshit shih te FILL,~I. Nuk ia kap perin lëmshit shih te PE, ~RI. Iu mblodh zemra lëmsh (shuk) u prek thellë, iu ndrydh zemra; u pikëllua shumë për diçka. Sillet si lëmshi në shoshë sillet kot, vjen vërdallë pa bërë ndonjë punë të dobishme. Nga peri mund të kapet edhe lëmshi fj.u. shih te PE,~RI.