bllok
Appearance
Shqip
[redaktoni]Bllok m.sh. -
- Copë e madhe dhe e rëndë e një lëndë të fortë, që ka zakonisht forma të rregullta; pjesë e madhe e një lënde të vetme. Bllok mermeri (graniti). Bllok shkëmbi (guri). Bllok betoni (metali, minerali). Bllok akulli. Çelik në blloqe. Si një bllok i vetëm.
- Një lloj tulle e madhe prej llaçi a prej betoni, me dy hapësira brenda. Shtëpi (mur) me blloqe.
- Rreth i madh, i gjerë e i shkurtër prej betoni a prej llaçi të ngjeshur, që përdoret për të veshur anët e puseve të ujit. Bllok pusi. Pus me blloqe.
- Grup ndërtesash, që shërbejnë për një qëllim ose që përbëjnë një tërësi me vete. Blloku i ndërtesave (i banesave, i shtëpive). Blloku i furrave. Blloku i dyqaneve. Blloku i spitalit. Blloku i uzinës.
- Pjesë e një lagjeje në qytet, e përcaktuar si nënndarje e saj sidomos për veprimtarinë e organizatave shoqërore; banorët e kësaj pjese të lagjes. Blloku tre i lagjes numër tetë. Mbledhja e bllokut. Qendra politike e bllokut.
- Ngastër e madhe toke, që është mbjellë zakonisht me pemë frutore ose me drurë të tjerë. Blloqe frutore. Blloku i ullinjve (i vreshtave, i fiqve, i mollëve...). Bllok pyjor. Bllok pishash. Blloku i fidanëve.
- Fletore e trashë për shënime, nga e cila mund të shkëputen fletët; fletë dokumentesh të lidhura bashkë, që shkëputen ose që mund të plotësohen. Bllok shënimesh. Bllok xhepi. Bllok me amë e bijë. Bllok biletash (dëftesash, çeqesh). Shkruaj (shënoj) në bllok. Shkëput nga blloku.
- Bashkim shtetesh, partish, organizatash ose grupesh, që bëhet për veprime të përbashkëta politike, ushtarake, ekonomike etj. Bllok politik (ushtarak). Bllok antifashist (demokratik). Blloku i majtë. Bllok kapitalist (agresiv). Blloku i opozitës. Sistem blloqesh. Krijimi i blloqeve. Doli nga blloku.
- tek. Tërësia e pjesëve të një mekanizmi ose të një pajisjeje, të lidhura së bashku për një punë. Blloku i cilindrave. Blloku i motorit. Blloku i zërit në televizor.
- sport. Pengesë që i krijohet kundërshtarit në sulm, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë (në lojën e volejbollit). Bllok njësh. Bllok i dyfishtë. Organizimi i bllokut. Takon (prek) në bllok.
- fig. Grup i madh sendesh, njësish a çështjesh që merren si një e tërë. Bllok kryesor. Zgjidhja e çështjeve në bllok.
- Si bllok graniti shih te granit,~i 1. Jemi (qëndrojmë) bllok jemi të bashkuar fort, qëndrojmë të bashkuar njësh dhe pa asnjë të çarë. E ka bllok me dikë është i lidhur ngushtë me dikë, nuk ndahet prej tij.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Delite
Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0