bilbil

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Bilbil m.sh. -

  1. zool. Zog i vogël shtegtar; me pupla të përhime në bark dhe te murrme në krahët, që njihet si këngëtari më i mirë ndër gjithë zogjtë. Bilbil pylli. Bilbil uji. Zë bilbili. Kënga e bilbilit. Këndon si bilbil. Fëmija është bilbili i shtëpisë.
  2. Mjet i vogël me një pip, te cilit i fryjmë për të nxjerrë fërshëllimë. Bilbil druri. Bilbil i gjyqtarit të lojës (i policit, i rojës). Bilbil fëmijësh. Fërshëllima e bilbilit. Lugë me bilbil. I ra (i fryu) bilbilit.
  3. Reze për të mbyllur dritaret, me një thith me sustë i cili hyn në një unazë. Bilbila për dritare.
  4. përd. mb. Që këndon shumë bukur; që flet shpejt e bukur; që është i mprehtë, që e kap shpejt diçka. E ka gjuhën bilbil. Është bilbil nga goja. I ka veshët bilbil.
  • Bilbil gjyzari figurë e përrallave popullore: bilbil me zë shumë të bukur, që paraqitet sikur bën çudira. U bë bilbil u ndreq, u bë lule (për njerëz qe nuk kanë qenë të rregullt). Mbeti bilbil mbeti fare pa gjë ose pa njeri. Ishte si bilbili në kafaz ishte i mirë e i zoti dhe i kishte të gjitha për të jetuar por nuk kishte liri; ishte pa liri e pa shpresë.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

bilbil i vogel pse po gjemon ngo te gjitha anet ti je me imiri punoi irena

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0