betejë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Betejë f.sh. -
- Ndeshje e armatosur ndërmjet forcave të mëdha të ushtrive kundërshtare në një fushë lufte; ndeshje vendimtare ndërmjet forcave të ushtrive ndërluftuese. Betejë tokësore (ajrore, detare). Betejë e ashpër (e përgjakshme, vendimtare). Beteja për çlirimin e Tiranës. Beteja e Torviollit. Plani i betejës. Hyri në betejë. Nisi (filloi, fitoi, humbi) betejën. I dha betejë. Doli nga beteja. Ra në fushën e betejës.
- Ndeshje e ashpër ndërmjet forcave shoqërore kundërshtare për qëllimet dhe interesat e tyre. Betejat klasore. Betejë politike (elektorale).
- fig. Veprimtari e gjerë, përpjekje të mëdha e të përqendruara për të plotësuar një detyrë të rëndësishme, luftë. Beteja për bukën (për mbjelljet e pranverës, për korrjet, për plotësimin e planit, për kursimet). Filluan betejën.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0