ndeshje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

NDESHJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDESH, NDESHEM. Ndeshja e mendimeve (e interesave). Ndeshja e së resë me të vjetrën.
  • 2. Përleshje midis dy anëve kundërshtare, betejë; grindje. Ndeshjet klasore. Ndeshje me armë. Ndeshje për jetë a për vdekje. Hynë në ndeshje.
  • 3. sport. Lojë sportive ndërmjet dy palëve për të përcaktuar fituesin. Ndeshje miqësore. Ndeshje futbolli (basketbolli). Ndeshja e kthimit. Ndeshjet e kampionatit (e kupës, e olimpiadës). Përfundimi i ndeshjes. Bëj (zhvilloj) një ndeshje. Fitoi ndeshjen. Shoh një ndeshje.