Jump to content

besë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Besë f. -

  1. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim që jepet me dëshirë dhe me sigurinë se do të mbahet, fjalë e nderit për të plotësuar medoemos një detyrim që merret përsipër. Besa shqiptare. Besa e burrit. Fjala e besës. I jap besën. I rri në besë. Shkeli (theu, ktheu) besën. I doli nga besa. Besa e shqiptarit si purteka e arit. fj.u. Besa e burrit-pesha e gurit. fj.u.
  2. Bindja në çiltërinë e ndershmërinë e dikujt, besimi i plotë te dikush a te diçka. Ka besë mund t`i besohet. I zë (i jap) besë i besoj. Ia la në besë.
  3. vjet. Zotim që shtëpia e një të vrari i jepte vrasësit ose familjes së tij, që brenda një afati të caktuar të mos e merrte gjakun prej tyre; pezullim i armiqësisë ose i gjakmarrjes ndërmjet fiseve a katundeve në kohë të vështira, që arrihej me marrëveshje dhe sigurohej me fjalën e dhënë nga të dy palët; koha sa zgjaste ky zotim ose pezullim. I dha besë. Lidhi besë. Prishi besën. E vrau në besë. Zgjati besën.
  4. vjet. Mbrojtja që gëzonte miku nga mikpritësi sa kohë qëndronte tek ai ose gjatë udhëtimit deri në një vend tjetër; ndore; premtimi që i jepej dikujt se nuk do të pësonte gjë të keqe gjatë qëndrimit në një vend. Ishte në besë të dikujt. E mori në besë. E thirri (i shkoi) në besë. I ra në besë. E zuri në besë. E preu (e hëngri, e vrau) në besë.
  5. vjet. Marrëveshje për veprime të përbashkëta, që arrihej sipas fjalës së dhënë, besëlidhje. Lidhën besën. Vunë besë kundër dikujt u lidhën kundër dikujt. Kishte besë me dikë.
  6. edhe sh. ~ë, ~ët bised. Besimi fetar, dogma dhe ritet e një feje; fe. Besë e fe. Ndërroi (la) besën. Besa e shqiptarit është shqiptaria. fj.u.
  7. vjet. Besnikëri. E ruajti me besë.
  8. përd. mb. ~ës (i, e). Që e mban fjalën e dhënë, besnik. Njeri (burrë) i besës. Grua e besës.
  • Me besë që e mban fjalën e dhënë; që mund t’i besohet pa frikë, besnik. Për besë!
a) për fjalë të nderit;
b) me të vërtetë (si fj. ndërm.). Bashkuan besën vjet. shih te bashkoj. Si besa e gjarprit shih te gjarpër, ~ri. S`pata besë mezi prisja, nuk më durohej.
  • E preu (e hëngri) në besë
a) e tradhtoi;
b) nuk e mbajti fjalën e dhënë, e shkeli fjalën. Jo besa-besë e pesë e pesë po e dhe fjalën, duhet ta mbash. Mos i zër besë gjarprit! fj. u. shih te gjarpër,~ri 2.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]


Anglisht - faith, trust
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht


Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht


Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0