besoj
Appearance
Shqip
[redaktoni]Besoj kal. -
- edhe jokal. E marr diçka për të vërtetë, pranoj që është ashtu ose që përputhet me të vërtetën, i zë besë. Besoj një lajm. I besoi fjalët. Nuk u besoj shenjave. E beson lehtë diçka. Vështirë ta besosh.
- edhe jokal. Kam bindje të fortë se diçka do të kryhet, se diçka është e drejtë a e përpiktë; kam besim se dikush do t'i plotësojë shpresat e mia ose zotimet që ka marrë, mbështetem te dikush, i jap besë. I besoj popullit. I besoj shkencës. Besoj në drejtësinë. Besoj në të ardhmen. Besoj në aftësitë e dikujt. Besoj në pafajësinë e dikujt. Beso e kontrollo!
- I ngarkoj dikujt një barrë a një detyrë ose i jap diçka, duke pasur besim tek ai; ia lë në dorë; i them dikujt një lajm, një të fshehtë etj., duke pasur besim se nuk do t'ia tregojë askujt. I besoi një detyrë. I besuan një vend (një rol). I besoi fëmijët. I besoi një të fshehtë.
- Jam i mendimit; e quaj të mundshme, kujtoj. E besoja të humbur. Besoj se po. Besoj se mjafton. Besoj se vjen. Besoj se kështu është. Besoj se e ke gabim. Besoj se do të pranojë.
- edhe jokal. Pranoj dogmat dhe paragjykimet për perëndinë dhe për fuqitë e mbinatyrshme, jam fetar. Nuk e besoj zotin. Nuk i besoj më fesë.
- Nuk u besoj syve (veshëve) habitem shumë nga diçka e papritur që shoh (që dëgjoj). Nuk i beson as këmishës së trupit nuk i beson askujt, nuk ka besim as te njeriu më i afërt.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0