bekuar
Appearance
Shqip
[redaktoni]Bekuar
I mb.bised. -
- fet. Që ka marrë bekimin, që i është bërë bekimi (sipas paragjykimeve fetare). Ujët e bekuar. Bukë (meshë) e bekuar.
- fig. Që ka ose që jep të mira, i begatshëm; që është i mbarë, fatbardhë; kund. i mallkuar. Vend i bekuar. Tokë e bekuar. Pemë e bekuar. Kafshë e bekuar. Vit i bekuar. Dorë e bekuar.
- Që ka marrë uratën; që pastë uratën; i uruar.
- euf., bised. Që nuk është i mbarë e i pëlqyeshëm, që nuk e duam; që të mundon; që dëshirojmë të jetë i mirë e i mbarë; i uruar. Ky i bekuar shi i prishi të lashtat.
- euf., bised. Përd. em. sipas kuptimit 4 të mbiemrit.
- Gjithë ditën e bekuar gjithë kohën pa ndërprerje. Ujë i bekuar shak., thjeshtligj. raki.
II f.euf. - Sëmundja e lisë.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0