ata

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

ata I përem. -

  1. vetor. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që zihen në gojë, por që nuk janë aty; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore (në numrin shumës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas. Ata vetë pikërisht ata. Para tyre. Disa prej tyre. Mbi ta.
  2. përd. em. Pala që ndryshon nga botëkuptimi dhe nga mënyra e jetesës prej nesh; pala që ka qëllime e synime të kundërta o të ndryshme prej nesh; të tjerët, kundërshtarët; kund. ne. Te ne dhe tek ata.
  3. dëft. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që ndodhen me larg folësit se frymorët a sendet e tjera të atij lloji; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore (në numrin shumës), që është përmendur më parë se një tjetër; kund. këta. Ata atje. Ja ata. Ata shokë. Ata drurë.
  4. dëft. Përdoret me një emër të gjinisë mashkullore (në numrin shumës) për të treguar pjesën e kohës, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë. Ata muaj. Ata shekuj.
  5. dëft. Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorët a sendet që tregon përemri (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore në numrin shumës), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorët a sendet, që zëvendëson përemri, pavarësisht nga gjinia, me kuptimin «kushdo»; përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar frymorët a sendet që përmenden më parë me një cilësi a tipar të caktuar. Një nga ata pleqtë patriotë. Ata të malit (të fushës). Atyre që ndjekin shkollat.
  6. dëft. libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë mashkullore (në numrin shumës) për të mos u përsëritur emri. Punonjësit e ndërmarrjeve dhe ata të kooperativave.

II përem.vjet.bised. -

  1. vetor. Tregon një send (të shënuar nga një emër i gjinisë asnjanëse), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm, zëvendëson një emër të gjinisë asnjanëse (në numrin njëjës), të përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas.
  2. dëft. Tregon një send (të shënuar nga një emër i gjinisë asnjanëse), që ndodhet më larg folësit se një send tjetër i njëjtë; kund. këta. Ata lesh (gjalpë, mish). Ata ujë.
  3. dëft. shih aso 2.
  • Ç'qe ata? vjet. si ndodhi? si rastisi? si qe puna? Ç’qe ata! vjet., iron. Çudi! Si është e mundur! Si mund të ndodhte! Ç’është ata! vjet. Përdoret si përgjigje për ta qetësuar bashkëbiseduesin, duke e siguruar se diçka do të bëhet, me kuptimin: patjetër, pa asnjë dyshim.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Anglisht - they, them
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht - eles; os
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0