gojë
GOJË- fjalëform.
Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që i përgjigjet nga kuptimi fjalës: gojë; p.sh. gojëmbël, gojëkeq, gojëlopatë, gojëmjaltë, gojëprishur, gojështhurur etj.
GOJË f.
1. Organ në pjesën e poshtme të fytyrës së njeriut, midis hundës e mjekrës, që ka nofullat me zgavrën ndërmjet tyre e faqeve, dhëmbët, gjuhën e buzët nga ana e jashtme dhe që shërben për të ngrënë e për të pirë, për të marrë frymë e për të folur; hapësira e këtij organi nga dhëmbët deri te gryka; organ i ngjashëm në pjesën e përparme të turirit ose të kokës së kafshëve, të shpendëve e të peshqve. Goja e njeriut. Goja e kalit (e zogut, e peshkut, e bretkosës, e gjarprit). Sëmundjet e gojës. Hap (mbyll) gojën. Mbush gojën. Laj (shpëlaj, pastroj) gojën. E ka gojën plot. Fut (shtie) në gojë. S'ka vënë (s'ka futur) gjë në gojë nuk ka ngrënë gjë fare. Të tretet në gojë është ushqim i mirë e i shijshëm. Marr frymë me gojë. Goja llap e shpina dap. fj. u. Mbetsh me gojë hapur! mallk. vdeksh! T'u mbylltë goja! mallk. mos u ndjefsh më, vdeksh! Të hëngërt goja mjaltë! ur. Të lumtë goja! ur. (për dikë që flet a këndon bukur, që thotë një fjalë të mirë etj.). T'u thaftë goja! mallk. (për dikë që thotë diçka të keqe, të kobshme etj.).
2. Buzët; pamja dhe hapësira e tyre. Goja e bukur. Gojë e madhe (e vogël). Cepat e gojës. E shikonte në gojë. Iu nxi goja iu nxinë buzët; vdiq.
3. bised. Dhëmbët (kryesisht të vënë). E ka gojën të panisur (të pacenuar) i ka dhëmbët të gjithë të shëndoshë, nuk i ka rënë asnjë dhëmb. Vë gojën. Ka rënë gojë të re. S'e ka të tijën gojën i ka të vënë dhëmbët.
4. Sasia e ushqimit sa nxë hapësira e këtij organi; sasi shumë e vogël ushqimi; kafshatë. Ha një gojë bukë ha shumë pak. Viçi (lopa) hëngri një gojë kashtë. Sa të ha një gojë dhe erdha.
5. fig. bised. Ky organ te njeriu si pikënisje e të ushqyerit; gjithçka që duhet për të ngrënë, ushqimi i përditshëm; barku. Do goja. S'e lë goja të kursejë. Merrte sa për gojën. I jep gojës. E sheh gojën. Goja s'ngopet kurrë. Mos mendo vetëm për gojën! Çfarë ha goja, tregon boja. fj. u.
6. bised. Pjesëtar i familjes, që duhet mbajtur e duhet ushqyer; frymë, vetë (për të ngrënë). Gojë e tepërt ai që e ha bukën kot. Ka gjashtë gojë për të ushqyer. Bëheshin dhjetë gojë.
7. Organ i të folurit te njeriu, që përbëhet nga gjuha, nofullat, hapësira ndërmjet tyre, buzët, dhëmbët etj.; ky organ i vështruar si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjave; gjuha; të folurit (edhe, fig. vet. sh.) ata që thonë a përhapin diçka. Gojët (gjuhët) e këqija (e liga). keq. Gojët e botës. Ka gojë të ëmbël është gojëmbël, fjalëmirë. Me gojën e vet. Hape gojën fol! Mbylle (kyçe, qepe) gojën! mos fol! S'e hapi (s'e çeli) gojën fare nuk tha asnjë fjalë. I erdhi goja filloi të flasë (fëmija); e mori veten e nisi të flasë. Ia mbylli gojën e bëri të heshtë. Rri me gojë mbyllur nuk flet fare. Ia tha me gojë. Folën (thanë, kënduan) të gjithë me një gojë. I merret (i mbahet) goja është i belbër; flet si i belbër nga frika, nga gëzimi etj. S'i pushon (s'i mbyllet) goja flet shumë e s'pushon. I shpëtoi (i shkau, i rrëshqiti) goja tha pa dashje diçka që s'duhet ta thoshte. Me këngë në gojë duke kënduar. Është pa gojë (s'ka gojë) është memec; është fjalëpakë; është i urtë, nuk kthen fjalë. S'ka gojë vetë të flasë ai?! Mbeti pa gojë nuk flet dot më (nga një sëmundje). Vdiq me (pa) gojë. E la (ia tha) me gojë të vet. I mbeti (iu pre) fjala në gojë nuk mundi të fliste (nga tronditja etj.). Hyri (ra) në gojë të dikujt u bë objekt bisedash, fjalësh e thashethemesh, nisën ta përflasin. Është i zoti i gojës di të flasë bukur, të mbrojë veten me të folur etj. I punon goja. E ka gojën brisk (është brisk nga goja) është i zoti në të folur. S'ia nxë (s'i bën) goja nuk dëshiron ta thotë, nuk i bën zemra ta thotë.
8. bised. E folmja e një krahine; dialekt; mënyra si flet çdo njeri. U mësoi gojën. Ata kanë tjetër gojë. (Nuk) ia di gojën. Secili ka gojën e vet.
9. Hapësirë në pjesën e përparme a të sipërme të një sendi, ku hyn ose nga del diçka; pjesa e përparme a e sipërme e grykës së diçkaje; grykë. Goja e shpellës. Goja e furrës. Goja e tunelit. Goja e vullkanit krateri. Goja e limit.
10. Vrimë a hapësirë me trajta të ndryshme ku vendoset diçka; foleja e një vegle, e një mjeti etj. Goja e sqeparit. Goja e dërrasës. Goja e fishekut. usht.
11. Syth peri, thyesë; ilik, thile; gojëz. Çorape me dyzet gojë. E nisi trikon me pesëdhjetë gojë. I bëj gojën.
12. Hapësira ndërmjet dy radhëve të fijeve në tezgjah, ku kalon drugëza gjatë endjes, gojëz. U hap goja. Shkon nëpër gojë.
- Gojë më gojë
a) duke ia thënë a duke ia treguar njëri-tjetrit me gojë; duke kaluar nga njëri brez tek tjetri me gojë a me të treguar, në mënyrë gojore; goja-gojës, gojë pas goje;
b) vetëm për vetëm, pa qenë i pranishëm tjetërkush, sy për sy (kur flasim a bisedojmë me dikë). Gojë pas goje goja-gojës, gojë më gojë. Arrë në gojë shih tek ARR/Ë,~A. Me barkun te goja (te buza) shih te BUZ/Ë,~A. Më ra goja flas vazhdimisht për diçka, po s'ma vë veshin njeri; i flas dikujt pareshtur për një gjë, ia përsërit shumë herë për t'i mbushur mendjen për diçka etj., po ai s'më dëgjon; lodhem së foluri për të njëjtën gjë. Ra (hyri) në gojë të dikujt e merr dikush në gojë për keq, e përgojon. Për bukën (për kafshatën) e gojës vetëm sa për të mbajtur frymën, për një copë bukë. Copë e gojë (copë e çikë, copë e trokë, copë e kothere, çikë e thërrime) shih te COP/Ë,~A. I do në gojë keq. do që t'ia bëjnë gati të gjitha e vetë të mos lodhet, e do të gatshme çdo gjë, është dembel i madh. Një fjalë goje! është lehtë ta thuash, po e vështirë për ta bërë. Me gojë hapur (hapët) shih te HAPUR. Goja e popullit krijimtaria gojore e popullit, trashëgimia gojore popullore. Në gojë të ujkut shih tek UJK,~U I. Me gjysmë goje shih te GJYSM/Ë,~A. S'më hahet goja shih te HAHEM. Hap (çel) gojën shih te HAP. I hap (i çel) gojën dikujt shih te HAP. Iu hap (iu çel) goja shih te HAPEM. S'i hapet goja shih te HAPEM. S'e heq (s'e ndan, s'e lë, s'e lëshon) nga goja dikë a diçka e përmend a e kujton vazhdimisht për të mirë, flet gjithmonë shumë mirë, me dashuri e me nderim për dikë a për diçka, e lavdëron shumë. Sa i hëngri goja sa mundi, sa deshi, shumë (kur dikush shan a qorton një njeri). Ka gojë a) keq. flet mbarë e prapë, përdor fjalë të rënda, fyese etj.; është gojëprishur;
b) dëshmon për diçka, tregon, flet (për gjëra që duken qartë). E kam në gojë dikë a diçka
a) e përmend a e kujtoj vazhdimisht për të mirë, flas gjithmonë shumë mirë për dikë a për diçka;
b) flas vazhdimisht për të njëjtin njeri a për të njëjtën gjë;
c) gati sa s'e them diçka, e kam në mend a e di po s'po mundem ta shpreh, ta tregoj a ta përcaktoj si duhet, e kam në majë të gjuhës. Ia lagu gojën dikujt shih te LAG. Laj (pastro) gojën! shih te LAJ. Sa për të larë (për të shpëlarë) gojën iron. sa për të thënë, sa për të shkuar radhën. I lëshoi gojë dikujt shih te LËSHOJ. E ka lëshuar gojën (gjuhën, llapën) shih te LËSHOJ. Mbaj gojën! shih te MBAJ. E mban në gojë dikë a diçka e përmend a e kujton vazhdimisht për të mirë, flet gjithmonë shumë mirë për dikë a për diçka, s'e heq nga goja. Mbeti pa gojë s'foli dot një fjalë nga çudia, nga gëzimi, nga lumturia etj., u mahnit, mbeti gojëhapur. E mbërtheu gojën shih te MBËRTHEJ. Ia mbërthye goja (gjuha) shih te MBËRTHEHEM. I mbyll gojën dikujt shih te MBYLL. Nuk i mbyllet goja shih te MBYLLEM. E merr (e mban, e heq) nëpër gojë dikë a diçka flet lloj-lloj fjalësh për dikë a për diçka, flet poshtë e përpjetë e si të mundë, e përflet. Mrrudh gojën shih te MRRUDH. Ndreq (drejto, rregullo) gojën! fol mirë!, ndreqi fjalët! I ngeli (i mbeti) goja flet po për atë gjë. Si ta nxë goja! si mund ta thuash një gjë të tillë!, si nuk ke turp që përdor këto fjalë!, si nuk ke turp të flasësh kështu! Njom (lag) gojën shih te NJOM 5. E preu gojën dikush shih te PRES I. I pret goja (gjuha) brisk (gozhdë, hekur) shih te PRES I. Iu lidh (iu pre) goja (gjuha, fjala) shih te LIDHEM. E prishi (e rëndoi, e ndyu, e fëlliqi, e qelbi) gojën
a) filloi të flasë mbarë e prapë, të përdorë fjalë të rënda a të ulëta;
b) ia prishi qejfin dikujt me fjalë, u shpreh kundër një dëshire, një kërkese etj., u grind me dikë duke përdorur lloj-lloj fjalësh të rënda. Rrudh gojën shih te RRUDH. S'rrëfehet me gojë shih te RRËFEHEM. Me shkumë në gojë shih te SHKUM/Ë,~A. E ka shthurur gojën keq. shih te SHTHUR. E ka shtrirë gojën shih te SHTRIJ. Thau gojën (barkun) shih te THAJ. Iu tha goja (buza, gryka, gurmazi) për diçka shih te THAHEM. S'më vete goja shih te VETE. Ka vënë gojë
a) ka zënë të përdorë fjalë të rënda, të ulëta etj., ka zënë të flasë mbarë e prapë;
b) ka zënë e flet shumë për të tjerët, ka filluar të mbajë nëpër gojë të tjerët. I zbërtheu gojën (gjuhën, dhëmbët) dikujt shih te ZBËRTHEJ. Zë në (me) gojë dikë a diçka e përmend, e kujtoj. I zë gojën dikujt shih te ZË.. E ka zgjatur gojën (gjuhën) keq. shih te ZGJAT. Ia zgjidh goja (gjuha) dikujt shih te ZGJIDHEM II. Ia zgjidh gojën (gjuhën) dikujt shih te ZGJIDH. E zgjidhi gojën (gjuhën) shih te ZGJIDH. Bëhem copë e gojë përpiqem shumë, bëhem copë, s'lë gjë pa bërë. I është bërë goja për arapash shih tek ARAPASH, ~I. Iu bë goja (iu bënë buzët) shkrumb shih te SHKRUMB,~I. E bën (e hap, e ka) gojën çorap shih te ÇORAP,~I. E ka gojën lopatë shih te LOPAT/Ë,~A. I bëjnë liqtë gojë dikujt shih te LIQ,~TË. I derdh (i tret) plumbin në gojë dikujt përb. shih te DERDH 4. I doli shkumë nga goja shih te SHKUM/Ë,~A. Flas (them, kërkoj) me plot gojën (plot gojën)
a) flas me gjithë zemër, jo sa për të kaluar radhën;
b) flas i bindur plotësisht, flas me siguri, pa asnjë farë dyshimi;
c) flas pa druajtje, pa frikë, fare lirisht. Flet (thotë) ç't'i vijë për goje flet si të mundë, flet pa e kontrolluar veten, pa kujdes e pa përgjegjësi. Goja tret edhe malet fj.u. shih te MAL,~I. E ka hapur shumë gojën ka filluar ta teprojë me fjalë, thotë gjëra që s'duhen thënë. I humbi fjala nga goja shih te FJAL/Ë,~A. Është çotë nga goja shih te ÇOT/Ë,~A. Është gojë e bark është hamës i madh, mendon vetëm për të ngrënë. Është si gjuha (e kam si gjuhën) në gojë shih te GJUH/Ë,~A 1. Është shpatë nga goja shih te SHPAT/Ë,~A. Ia dha llokum në gojë dikujt shih te LLOKUM,~I. E ka gojën ajkë shih tek AJK/Ë,~A. E ka gojën arkë shih tek ARK/Ë, ~ A. E kam gojën baltë shih te BALT/Ë,~A. E ka gojën bilbil (është bilbil nga goja) shih te BILBIL,~I 4. S'ka gojë të flasë (të thotë, të kërkojë) keq. S'i bie atij të flasë, se nuk është në rregull për vete. Ka (edhe) gojë të flasë (të thotë, të kërkojë) keq. si guxon e flet ai, kur është i përlyer e nuk është në rregull për vete. E kam gojën të hapur shih te HAPUR (i, e). E ka gojën hudhër shih te HUDH/ËR,~RA. E ka gojën (gjuhën, llapën) të keqe shih te KEQ (i), ~E (e). E ka gojën llokum shih te LLOKUM,~I. E ka gojën të mbërthyer (të kyçur) shih te MBËRTHYER (i,e). E ka gojën të shthurur (të prishur, të rëndë) keq. shih te SHTHURUR (i, e). E ka gojën sheqer shih te SHEQER,~I. E la me gojë hapur dikë e çuditi, e mahniti. Laje gojën mirë (me uthull)! iron. shih te LAJ. Nuk e lëshon fjalën nga goja shih te LËSHOJ. Ia lëshoi frerin gojës (gjuhës) shih te FRE,~RI. Më lëshon (me rrjedh, me shkon) goja lëng shih te LËNG,~U. Ia lidhi gojën me fashë shih te FASH/Ë,~A. S'i mban goja arra dikujt s'pushon së foluri, është llafazan i madh. I mban goja erë qumësht shih te QUMËSHT, ~I. I mbeti (i ngeci, i ngriu) fjala në gojë (në buzë, në grykë, në fyt) shih te FJAL/Ë,~A. Mbeti (ngeli) me gisht në gojë shih te GISHT, ~I. I mbeti goja çark shih te ÇARK,~U. Mbeti me gojë hapur u çudit, u mahnit. Ia kanë mbyllur (ia kanë zënë, ia kanë vulosur) gojën me shtupë shih te SHTUP/Ë,~A. Ndau kafshatën e gojës (kafshatën e fundit) me dikë shih te KAFSHAT/Ë,~A. Iu ngritën (iu mblodhën, i erdhën) zorrët te goja (në grykë, në fyt) shih te ZORR/Ë,~A. Nxjerr (lëshon, derdh) mjaltë (sheqer) nga goja shih te MJALT/Ë,~I. I nxjerr (i rrjedh, i kullon, i buron) goja mjaltë shih te MJALT/Ë,~I. I nxori shkumë nga goja shih te NXJERR. E priti me gojë hapur e priti me padurim, mezi e priti dikë a diçka. Ta merr fjalën nga goja shih te MARR. I rrëmbeu (i mori) kafshatën nga goja dikujt shih te KAFSHAT/Ë,~A. Rri me gojë mbyllur shih te MBYLLUR. I vajti goja te veshi (prapa veshi) shih te VESH,~I. I shkoi (i vajti) goja (buza) vesh me vesh shih te VESH,~I. Ia shpuri gojën te veshi i vajti goja prapa veshit. Ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës) shih te FRE,~RI 1. I tret plumbin në gojë dikujt shih tek TRET. (Si) s'iu tha goja, po (e, kur, që) tha (foli, tregoi... ) shih te THAHEM. Si iu tha goja që se tha (s'foli, s'tregoi ...) shih te THAHEM. I vajti goja prapa qafës shih te QAF/Ë,~A. Vajti (u fat, ra) në gojë të qenit shih te QEN,~I. I vuri fletë gojës shih te FLET/Ë,~A II. I vuri fre gojës (gjuhës) shih te FRE, ~RI 1. I vuri gojës (buzës) lesh shih te LESH,~I. I vuri kyçin (drynin) gojës shih te KYÇ,~I. I vuri shtupën (tapën) gojës shih te SHTUP/Ë, ~A. I vuri gojës kanxhën shih te KANXH/Ë,~A. Nuk i vë masë gojës shih te MAS/Ë,~A I. Do vrarë me bukë në gojë shih te BUK/Ë,~A. Ia zuri fjalën në gojë nuk e la të fliste më tej, ia preu fjalën. Më zuri goja bar (erë) shih te BAR,~I I. Më zuri goja (gjuha) lesh shih te LESH,~I. S'më ka zënë goja lesh shih te LESH,~I. Hap gojën e shikon qiellin shih te HAP. Me gojë të lan, me dhëmbë të çan fj. u. shih te LAJ. Këmbë për baltë, gojë për mjaltë fj. u. shih te BALT/Ë,~A. Luga e madhe të shlyen gojën (të zë fytin) fj. u. shih te LUG/Ë,~A. Nuk i tha një herë goja plaç! është shumë gojëmbël, i urtë, i sjellshëm e i durueshëm. Moj dhelpër, moj ankojë, shumë armiq zure me gojë! iron. shih te DHELP/ËR,~RA. Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja fj. u. shih te BUK/Ë,~A. Kujto (zër në gojë) qenin, rrëmbe (bëj gati) shkopin fj. u. shih te QEN,~I. Muzikë goje shih te MUZIK/Ë,~A 3. Saze goje shih te SAZ/E,~JA2.