ardhme
Appearance
Ardhme f. -
- Koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes, pas të sotmes, e nesërmja. Në të ardhmen. Në një të ardhme të afërt. Detyra për të ardhmen. E sotmja dhe e ardhmja. Parashikon të ardhmen.
- Kushtet, rrethanat e jetës në kohën që do të vijë; ngjarjet që priten, ajo që do të ndodhë. E ardhme e lumtur (e ndritur, e shkëlqyer). E ardhme e sigurt (e dyshimtë). E ardhmja e fshatit. E ardhmja e vendit (e popullit). Ndërtojmë të ardhmen. Punoj për të ardhmen. Siguroj të ardhmen.
- Gjendje më e mirë, mbrothësi e përparim në punë dhe në jetë në kohën që do të vijë; diçka më e mirë për kohën që do të vijë. E ardhme premtuese. Njeri me (pa) të ardhme. Ka të ardhme.
- gjuh. Koha e ardhme. E ardhme e tashme. E ardhme e përparshme. E ardhme e përbërë (e thjeshtë).[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0