Jump to content

çirak

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

I

  1. hist. Djalë që punonte si ndihmës te një zejtar për disa vjet pa shpërblim për të fituar mjeshtërinë. Çiraku i armëtarit (i këpucarit). Hynin çirakë. E futi çirak.
  2. vjet. Djalë i vogël që bënte punë ndihmëse për mjeshtrin a për të zotin e dyqanit. Çiraku i dyqanit. Dërgonte çirakun për ujë.
  3. fig. përb. Ai që u shërben verbërisht interesave të dikujt, shërbëtor. Çirakët e imperializmit.
  • E bëri (e qiti, e nxori) çirak dikë edhe iron. e ndihmoi shumë dikë, i bëri një shërbim të madh, e nxori në dritë. Doli çirak edhe iron. i kaloi vështirësitë që kishte pasur, doli në dritë.

II

  1. Kandil, bishtuk. Flaka e çirakut. Ndez (shuaj) çirakun. I hedh vaj çirakut.
  2. Mbajtëse prej druri a prej metali ku vendosej kandili, qiriu ose ndonjë dritë tjetër;pishtar. Çiraku i kandilit. Çiraku s'i sheh këmbët e veta. fj.u.
  3. vet. sh. Tre gurë ose tri tulla që vihen si këmbje në vatër ose anës zjarrit. Çirakët ezjarrit. E vë kazanin mbi çirakë.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0