Jump to content

pishtar

Nga Wiktionary

PISHTAR m.

1. Shandan prej druri a prej metali, ku vendoset një copë pishë e ndezur a diçka tjetër që bën flakë e ndriçon; një copë dru pishe, që ndizet për të bërë dritë (në malësi, natën nëpër rrugë jashtë fshatit a nëpër pyje). Në dritën e pishtarëve. Ecnin me pishtarë në duar.

2. fig. poet. Ai që me idetë e veta përparimtare e me veprimtarinë revolucionare u ndriçon e u hap rrugën masave të gjera të popullit në luftën për liri e pavarësi, për drejtësi shoqërore e përparim; ndriçues, udhërrëfyes. Pishtar i revolucionit (i socializmit). Pishtarë të luftës çlirimtare. Pishtarë të përparimit dhe të kulturës në fshat. U bë pishtar i arsimit. Pishtar i demokracisë.