çift

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

  1. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi; dyshe. Një çift valltarësh. Një çift lojtarësh (sportistësh). Një çift kuajsh (qesh). Dy çifte aeroplanësh. Një çift shtyllash. Çifte gjethesh. Një çift trekëndëshash. Çift forcash. fiz. I ndaj në çifte.
  2. Dhëndri me nusen ose i fejuari dhe e fejuara së bashku; një burrë e një grua ose një djalë e një vajzë që vallëzojnë së bashku. Çift i ri (i bukur). Çift i zgjedhur. Çift të rinjsh. Vallëzojnë çiftet. Ecin në çifte. Uroj çiftin. U ndanë në çifte. E bëj çift. bised. e martoj. Të trashëgohet çifti! ur.
  3. Mashkulli dhe femra që jetojnë bashkë për t’u shumëzuar (për kafshët). Një çift pëllumbash. Një çift lepujsh.
  4. bised. Ai që është njësoj me një tjetër, ai që ka të njëjtat tipare a cilësi me një tjetër; shok. Çifti im. S’i gjendet çifti (nuk ia gjen çiftin) nuk ka tjetër si ai, nuk ka shok.
  5. vet. sh. Dy pafta prej metali të bashkuara në një bosht, që mbërthehen në anë të kanateve të dyerve, të dritareve, të dollapëve etj. për t’u rrotulluar kur hapen e mbyllen; menteshë. Çiftet e derës. Çiftet e dritares. Vajos çiftet.

Mbiemër[redaktoni]

  1. Që përbëhet nga dy pjesë ose nga dy njësi të njëjta; që i ka të vendosura dy e nga dy pjesët e veta. Portë çifte. Gardh çift. Bërthamë çifte. Organet çifte. Pendë çifte. Gjethe çifte.
  2. mat. Që pjesëtohet pa mbetje me numrin dy; par; kund. tek. Numër çift. Janë çift. I bëj çift.
  3. Që shënohet me numrin dy ose me një shumëfish të tij; kund. tek. Dhomat çifte.
  • Shtiem tek a çift shih tek tek,~e.

Ndajfolje[redaktoni]

  1. Nga dy, për dy; në grupe dy e nga dy. Çift e çift. Shkojnë çift. Ecin çift. Rrinë çift.
  2. krahin. Njësoj; baraz. E bëj çift me diçka tjetër. E lë çift lojën (garën).
  • I bëri veshët çift (bigë, curr, gërshërë, pipëz) shih te pipëz,~ a. I bëri këmbët çift (baras, kizë) mospërf. shih te këmbë,~a.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0