Jump to content

pipëz

Nga Wiktionary

PIPËZ f.

1. Lloj fyelli, i hollë e i shkurtër, me tytën prej kallami ose prej kashte gruri a tërshëre. Pipëz dyshe pipëz me dy tyta. Melodi me pipëz. I bie pipëzës.

2. kim. Gyp i vogël prej qelqi, që përdoret për të marrë pak lëng nga një enë, zakonisht duke e thithur. Pipëz e shkallëzuar.

3. Pipi i një vegle muzikore frymore.

  • I çartën (i prishën) pipëzat i prishën lidhjet e marrëdhëniet e mira që kishin njëri me tjetrin, nuk i kanë më punët mirë ndërmjet tyre, u zunë. I bëri veshët pipëz (bigë, curr, çift, gërshërë, katër) dëgjoi me vëmendje të madhe, u përpoq të mos i shpëtonte asgjë pa dëgjuar. I kanë pipëzat bashkë shih I kanë pipat bashkë te PIP,~I. I ka veshët pipëz dëgjon shumë mirë. I ngre (i mban) veshët pipëz përgjon me vëmendje të madhe, nuk lë gjë t'i shpëtojë pa e dëgjuar. S'u puqen pipëzat shih te PUQEM.