Jump to content

çifligar

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]
  1. Pronar i madh tokash, që i punon këto duke shfrytëzuar bujqit, pronar çifligjesh (në vendet me marrëdhënie feudale në prodhim; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Çifligar i madh (i vogël). Çifligarët e pasur. Tokat e çifligarëve. Përmbysja e çifligarëve. Iku koha e çifligarëve.
  2. keq. Ai që shfrytëzon dhe merr nëpër këmbë të drejtat e të tjerëve, ai që sillet me egërsi e me përbuzje ndaj njerëzve të thjeshtë, ashtu si përfaqësuesit e klasës feudale. Çifligar i ri.

Mbiemër

[redaktoni]
  1. Që ka të bëjë me çifligarët ose me pronat e tyre, që i përket klasës së çifligarëve, i çifligarëve; që lidhet me sundimin e çifligarëve dhe të sistemit të çifligjeve. Klasë çifligare. Shtresë çifligare. Marrëdhënie çifligare. Vend çifligar. Ekonomia çifligare. Zgjedha çifligare.
  2. keq. Që është karakteristik për çifligarët, që shpreh interesat e klasës së çifligarëve; që është veti e çifligarëve dhe e mënyrës së jetesës së tyre, të mbështetur në shfrytëzimin dhe në përbuzjen e popullit të thjeshtë. Botëkuptim çifligar. Qëndrim çifligar. Sjellje çifligare.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0