Jump to content

egërsi

Nga Wiktionary

EGËRSI f.

1. Të qenët i egër (për kafshët). Egërsia e tigrit.

2. Të qenët i egër, vetia e atij që është i egër në sjellje, në veprime, qëndrim i egër; të qenët tepër i rreptë; vrazhdësi; kund. butësi. Egërsia e bejlerëve. Egërsia e fytyrës. Sillej me egërsi.

3. Të qenët i përgjakshëm e mizor, të qenët i pamëshirshëm. Egërsia e armikut. Kulmi i egërsisë. I shtypin (i shfrytëzojnë) me egërsi.

4. Ashpërsi e madhe, acari (e motit, e klimës).

5. Tërësia e tipareve të egra të një vendi, të një krahine, të një mali etj.

6. zakon. ~, ~TË. Veprim i egër e gjakatar, mizori. Egërsitë e fashistëve. Kanë bërë egërsi të mëdha (shumë egërsi).

7. hist. Periudha e parë e zhvillimit të shoqërisë primitive, pas së cilës vjen barbaria. Periudha e egërsisë.