çek

From Wiktionary
Jump to navigation Jump to search
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[edit]

Emër[edit]

I. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar, me të cilën dikush ka të drejtën të tërheqë nga banka ose nga arka një shumë të caktuar prej llogarisë së ndërmarrjes, të institucionit ose të personit që e ka lëshuar ketë dokument në emër të tij. Çek bankar. Çek postar. Çek i bardhë çek i paplotësuar. Çek i kufizuar. Çek llogarie. Çek udhëtimi. Titullari i çekut. Librezë (bllok) çeqesh. Lëshoj (pres) një çek. Nënshkruaj çekun.

II. Banor vendës i Çekisë ose ai që e ka prejardhjen nga Çekia.

III. Ushqimi që merr me vete bariu për të ngrënë gjatë ditës. Mori çekun me vete.

IV

  1. Cep, skaj. Çekja e murit. Çeku i shamisë. Çeku i orës. Çekja e syrit. Në çeke të rrugës (të orës). Çeku i shkëmbit. Çeku i kërrabës. Çek me çek.
  2. Ana me majë të mprehtë e kazmës; tehu i një vegle. Çeku i kazmës. Çeku i shatit. Çekja e sëpatës

Mbiemër[edit]

Që lidhet me Çekinë ose me çekët, që është karakteristik për Çekinë ose për çekët, i Çekisë ose i çekëve; që është krijuar nga çekët. Toka çeke. Populli çek. Gjuha çeke. Valle (muzikë) çeke.

Folje[edit]

Prek, çik. Çek me dorë. Çek lehtë. Çek një problem (një tezë).

  • E çeku (e çuku) në kalli shih te kalli,~ri.[1]

Etimologjia[edit]

Shqiptimi[edit]

Sinonime[edit]

Antonime[edit]

Fjalë të prejardhura[edit]

Në gjuhë tjera[edit]

Referencat[edit]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0