çaloj
Appearance
Shqip
[redaktoni]Çaloj jokal. -
- Eci duke u mënjanuar ngaqë kam njërën këmbë me të shkurtër ose ngaqë i kam këmbët të shtrembra a të sëmura, eci çalthi. Çalon nga këmba e majtë. Çalon shumë (pak). Ecën duke çaluar.
- vet. veta III fig. Bëhet me të meta, nuk ecën në rregull, nuk shkon përpara mirë; ka të meta. Çalon puna. Çalon disiplina (përgatitja). Çalon ekonomia. Çalon nga ana artistike (e stilit).
- fig. Nuk përparoj mirë në një mësim a në një punë, e përvetësoj me të meta; e bëj me të meta diçka, kam të meta e zbrazëti. Çaloj në mësime (në punë). Çalon në fizikë. Çalon në gjuajtje.
- kal. fig. E bëj që të mos ecë në rregull, i nxjerr pengesa për të mos shkuar mirë, pengoj. Ia çaloi punën. Ai po na çalon.
- Çalon nga të dyja këmbët shih te këmbë,~a. S’çalon gomari nga veshët fj.u. nuk e pengon punën një e metë e vogël dhe fare pa rëndësi.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0