Jump to content

çafkë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Çafkë

I f.sh. -

  1. zool. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë. Çafka e bardhë. Çafka e kuqe. Çafka e përhime. Çafkë deti.
  2. fig. Grua e dobët dhe e hollë.

II f.sh. -

  1. Filxhan ose gotë me vegjë për të pirë. Çafkë uji. Çafkë me raki (me qumësht). Mbush një çafkë. Pi një çafkë.
  2. Maja e kokës, buti i kresë. Çafka e kokës. I ra në çafkë. I çau çafkën. Po me luan çafka e kokës po më luan mendja. Mblidhe çafkën! mblidhe mendjen!
  3. Tufë pendësh në majë të kokës së pulave ose të disa zogjve; kaçul. Çafka e këndesit lafsha e këndesit. Pulë me çafkë. Ka një çafkë në kokë. Mban çafkën përpjetë.
  4. Lëvozhgë, gujavë. Çafka e vezës. Çafka e lajthisë.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]


Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0