Jump to content

filxhan

Nga Wiktionary

FILXHAN m.

1. Kupë e vogël prej porcelani ose prej fajance, zakonisht me një vesh të vogël, që përdoret për të pirë kafe, qumësht, çaj etj.; sasia e lëndës sa nxë një kupë e tillë. Filxhan kafeje (çaji). Filxhan me qumësht. Pi një filxhan kafe (çaj). I hedh dy filxhanë miell (një filxhan vaj).

2. Veçues prej porcelani, ku lidhen telat e elektrikut a të telefonit (zakonisht ngulet në majë të një shtylle). Vendos filxhanët.

3. bot. Lule filxhani.

  • E mat detin me filxhan ka shumë durim për të bërë një punë që kërkon kohë e mundim të madh. Mbytet në një filxhan (në një gotë, në një lugë, në një gisht, në një pikë) ujë mospërf. shih tek UJ/Ë,~I. Lule filxhani bot. shih te LUL/E,~JA.