Jump to content

çdo

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Formë alternative

[redaktoni]

Përemër

[redaktoni]
  1. Përdoret përpara një emri në numrin njëjës për të shënuar secilin frymor a send ose secilën dukuri, që janë të një natyre dhe që merren veçan nga tërësia e tyre; shënon një frymor, një send a një dukuri për të treguar tërësinë e tyre pa asnjë përjashtim, duke i përmbledhur të gjithë; cilido, çfarëdo. Çdo njeri. Çdo gjë gjithçka. Çdo vështirësi (pengesë...). Në çdo fushë. Në çdo kohë. Në çdo vend kudo. Në çdo skaj. Në çdo orë. Në çdo rast. Për çdo njeri. Për çdo gjë. Për çdo fjalë. Nga çdo ane nga të gjitha anët. Nga çdo pikëpamje. Me çdo mënyrë (mjet). Me çdo rrugë. Jashtë çdo rregulli. Të çdo shkalle (lloji). Më parë se çdo gjë para së gjithash. Pëlhura të çdo ngjyre. Përjashton çdo mundësi. Heq çdo shpresë. Ha çdo gjë. Nuk bën mjaltë çdo mizë. fj.u.
  2. Përdoret përpara një togu, të përbërë nga një numëror dhe një emër, për të shënuar secilën nga periudhat e përsëritura të kohës ose secilën nga pjesët e hapësirës, në të cilat kryhet ose ndodh diçka; secila njësi kohe nga një varg njësish të përsëritura, në të cilën ndodh ose kryhet diçka. Në çdo dy javë. Në çdo tri orë. Në çdo katër vjet. Çdo dy hapa. Çdo pesë metra. Çdo ditë. Çdo vit. Çdo orë. Çdo herë. Çdo javë (muaj). Çdo ditë e më shumë.
  3. Përdoret me parafjalën «për» përpara një togu të përbërë nga një numëror dhe një emër, kur frymorët, sendet a dukuritë që shënon ky tog merren si një tërësi me vete, me të cilën lidhet diçka a së cilës i takon diçka. Për çdo tre veta. Për çdo katër metra. Për çdo dhjetë banorë.
  • Për çdo rast për të gjitha rrethanat që mund të paraqiten, për të gjitha nevojat që mund të dalin; sidoqoftë. Me çdo çmim shih te çmim,~i 4. Me çdo kusht shih te kusht,~i. Me çdo mënyrë shih te mënyrë,~a.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

cdo

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0