kusht
Appearance
KUSHT m.
- 1. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj; ajo që duhet të jetë a duhet të ndodhë patjetër përpara diçkaje, pa të cilën kjo nuk mund të lindë ose nuk mund të zhvillohet. Kusht i nevojshëm (i domosdoshëm). Janë pjekur kushtet.
- 2. kryes. Rrethanat, në të cilat jeton njeriu ose ndodhet, kryhet a zhvillohet diçka; gjendje, zakonisht kalimtare, nga varet veprimtaria e një qenieje. Kushtet shoqërore (ekonomike, politike). Kushtet konkrete. Kushtet natyrore (gjeografike). Kushte të përshtatshme (të mira, të këqija). Jetonte (punonte) në kushte të vështira. Përmirësohen kushtet e jetesës.
- 3. Kërkesë që paraqit një njeri a njëra palë (shtet, ndërmarrje etj.) për të arritur një marrëveshje; pika e marrëveshjes ku shënohet detyrimi që ka njëri kundrejt tjetrit; detyrimi që merr përsipër secila palë. Kushti i parë (i dytë, i tretë). Kushtet e armëpushimit. Parashtroi (paraqiti) kushtet. Nuk i pranoi kushtet. Kapitulloi pa kushte u dorëzua, duke ia lënë fituesit të vendosë për gjithçka. Dënim me kusht. drejt. dënim që i jepet dikujt, kur shkalla e rrezikshmërisë së tij shoqërore është e ulët dhe nuk është nevoja që i dënuari të veçohet ose të riedukohet.
- 4. Kërkesë e domosdoshme për të qenë diku, për t'u zgjedhur diku a për t'i besuar dikujt një detyrë me përgjegjësi; kryes. rrethana që lehtësojnë a plotësojnë kërkesën për diçka. Kushti kryesor. Nuk i ka kushtet. I ka të gjitha kushtet. I plotëson kushtet. I mungojnë kushtet e duhura.
- 5. Bast ndërmjet dy a më shumë vetave. E bënë me kusht. Vunë kusht. U lidhën me kusht.
- 6. fet., vjet. Premtim që i jepej një hyjnie kundrejt një të mire që i kërkohej, kushtim. Bëri një kusht.
- Me çdo kusht me çdo mënyrë, pa tjetër, medoemos. Me kusht që... lidh. në qoftë se... po qe se...